E Diel, 1 Nëntor 2026

Urgjencat në spital, gushti ka sjellë dyndje



Rritet numri i pacienteve nga temperaturat e larta ne urgjencen e Tiranës. Gjatë stinës së verës e sidomos gjatë muajit gusht në urgjencën e Tiranës jane paraqitur një numër i konsiderueshëm i pacientëve me simptoma nga më të ndryshmet si pasojë e temperaturave te larta. Sipas personelit shëndetësor të kësaj urgjence ky fluks ka qenë i pranishëm gjatë gjithë këtyre ditëve, ndërkohë që personat që vuajnë pasojat e vapës janë më shumë të moshuarit.

Ndërkohë mjeku i urgjencës së kryeqytetit Afrim Kastrioti , këshillon që qytetarët të kenë sa më shume kujdes me ushqimet , por dhe të mos ekspozohen përpara diellit në orët e mesditës.

Nje fluks pacientesh gjatë këtyre ditëve të nxehta ka patur dhe urgjenca e pediatrise, në QSUT, ku shumica kanë qenë femije te moshës deri në 5 vjeç, të cilet kanë pasur shqetësime shëndetësore si pasojë e temperaturave të larta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›