E Diel, 1 Nëntor 2026

Urgjent/ Grabitet kambisti ne Fier i merren 40 milion leke

Fier 18 dhjetor NOA- Fieri ka qene qyteti i dyte i cili eshte goditur mbremjen e sotme. Nje kambist ka mbetur i plagosur pasi i jane rrembyer 40 milion leke te vjetra gjate ushtrimit te aktivitetit te tij.

Ngjarja e ndodhur ne lagjen Kastriot te Fierit ka lene te plagosur me nje tulle ne koke kambistin i cili eshte sulmuar papritur dhe ka ngelur viktime e agresoreve.

Kjo eshte e dyta ngjarje pas pengmarrjes te ndodhur ne qytetin e Tiranes te nje 32 vjecari i cili u morr peng pasi nuk kishte arritur te ktheje ne kohe borxhin prej 30 mije eurosh.

Ende nuk jane identifikuar autoret qe kane sulmuar kambistin nderkohe qe policia eshte vene ne veprim.

a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›