Vetevritet bashkeshorti pas dhunes ndaj gruas perseritet Romeo dhe Zhuljeta

Vlore 18 dhjetor NOA- Bashkeshortet Edison dhe Eglantina Haxhiraj nga qyteti i Vlores jane grindur mes tyre pas dhunes ndaj se shoqes bashkeshorti ka vrare veten.
Pas goditjeve te dhunshme mbi te shoqen Edison Haxhiraj 34 vjec duke menduar se e shoqja ka vdekur eshte hedhur nga kati i shtate.
Nje histori kjo e ngjashme me tragjedine e Shekspirit Romeo dhe Zhuljeta vecse ketu ngjarja zhvillohet ne Shqiperi dhe ne shekullin XXI.
Ngjarja ka ndodhur ne Orikum ku pasi ka lene pa ndjenja te shoqen Eglantina i tronditur nga situata qe kishte shkaktuar nuk e ka perballuar dot kete fakt dhe ka vendosur ti jape fund jetes.
Ky version eshte bere i ditur nga policia e cila ka marre deshmine e bashkeshortes.
Ky eshte i disati rast i dhunes brenda ciftit ku si pasoje njeri nga bashkeshortet mbetet i vdekur.
a.y/NOA