E Diel, 1 Nëntor 2026

Uribes kërkon “diktaturë”, Kushtetuesja si lejon mandatin e 3-të

Autori i Lajmit: Redaksia

Gjykata Kushtetuese e Kolumbisë ka bllokuar përpjekjet e presidentit mjaft të popullarizuar të vendit, Alvaro Uribe, që të kandidojë për mandatin e tij të tretë në funksion, duke i cilësuar si jokushtetuese thirrjet për organizimin e një referendumi për këtë çështje. Uribe, i cili në anketa gëzon një përkrahje prej 70 përqindësh dhe që është aleati kryesor i SHBA-së në Amerikën Jugore, theksoi se ai do ta respektojë vendimin, ndaj të cilit nuk mund të ankohet. Ky vendim i hap shtegun ish-ministrit të Mbrojtjes, Juan Manuel Santos, mbështetës i Uribes, që të kandidojë për zgjedhjet presidenciale në Kolumbi, të cilat zhvillohen më 30 maj. Sondazhet e fundit dëshmojnë se Santos është favorit për të korrur një fitore. Në vendin e dytë rreshtohet ish-prefekti i qytetit të Medelinit, Sergio Fajardo. Santos dhe kandidatët e tjerë potencialë konservatorë kanë pritur të shohin a do ti lejohej Uribes që të kandidonte për mandatin e tretë, përpara se të shpallnin zyrtarisht kandidaturat e tyre.

Ky lajm është publikuar: 28/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›