Parlamenti Evropian, “SHBA, ka ardhur koha ta dëgjosh!”
Autori i Lajmit: Redaksia
Shumica e amerikanëve, nëse mendojnë për Parlamentin Evropian, ata me shumë mundësi imagjinojnë një tufë deputetësh të thjeshtë të majtë që çirren në Bruksel dhe Strasburg pa ndonjë vlerë të madhe për çështjen e sigurisë ndërkombëtare. Por amerikanëve u duhet ta ndryshojnë këtë mëndim dhe qasjen e tyre ndaj bashkëpunimit transatlantik, tani që Parlamenti Evropian ka bërë veprimin e tij më joparlamentar: Bllokoi shkëmbimin e të dhënave të bankave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Politikëbërësit amerikanë e konsideronin një marrëveshje të tillë si një gur themeli për përpjekjet e tyre ndërkombëtare për të luftuar terrorizmin, por tani këto përpjekje duhet të presin. Lëvizja e Parlamentit Evropian është një shenjë se ai kërkon të jetë një aktor në vendimet për sigurinë transatlantike dhe se Shtetet e Bashkuara thjesht duhet ta pranojnë këtë. Por konflikti aktual shqetëson këmbimin e të dhënave mes konsorciumit bankar evropian, (SËIFT) dhe agjencive amerikane të sigurisë. Më shumë se 378 eurodeputetët ishin kundër miratimit të kësaj marrëveshjeje, 196 pro dhe 31 abstenime duke penguar kështu hyrjen në fuqi të marrëveshjes “Sëift”. Deputetët e PE kërkuan arritjen e një marrëveshjeje të re që respektonte Traktatin e Lisbonës dhe Kartën Themelore të të Drejtave të Njeriut. Nëse do të miratohej, SHBA-ja do të kishte mundësinë e kontrollit të të dhënave të llogarive bankare që administrohen prej shërbimit të financave SËIFT. Marrëveshja, e cila ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, do të shfuqizohet. Mbrojtësit e të dhënave kishin paralajmëruar se me marrëveshjen për SËIFT-in mund të vihej në shënjestër të hetuesve të SHBA-së çdo qytetar i BE-së. “Opinioni i mazhorancës së Parlamentit ishte se kjo marrëveshje nuk ofronte ekuilibrin e duhur mes sigurisë nga njëra anë dhe mbrojtjes së lirisë qytetare dhe të drejtave themelore nga ana tjetër. Këto janë argumente të ndjeshme e të vështira, jo të gjithë mund të kënaqen me rezultatin”, - deklaroi pak çaste pas votimit presidenti i Asamblesë, Jerzy Buzek. Pas sulmeve të 11 shtatorit, Departamenti amerikan i Thesarit dhe CIA nisën në mënyrë sekrete të kërkonin që SËIFT ti siguronte qeverisë amerikane informacionin e të gjitha transfertave bankare ndërkombëtare. Më 2006, The Neë York Times zbardhi disa detaje të programit. SWIFT ndodhet me zyra në Belgjikë. Ligjet e privatësisë së Evropës i parandalojnë të tilla transferta, ndërsa debati mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara u ka lënë vendin negociatave. Departamenti i Thesarit pretendoi se programi ishte i paçmueshëm për operacionet kundër terrorizmit, pasi u lejonte autoriteteve të inteligjencës amerikane të kontrollonin të gjitha transaksionet e dyshimta bankare, duke parandaluar kështu një sërë sulmesh terroriste. Në fund, u arrit një marrëveshje mes Amerikës dhe Evropës, që u lejonte të shkëmbenin të dhënat. Por Bashkimi Evropian nuk është se e merrte shumë në konsideratë atëherë Parlamentin e saj, i cili u bë shumë i fuqishëm në këto dy dekadat e fundit. Për më tepër, Traktati i Lisbonës që hyri në fuqi në dhjetorin e shkuar, i dha Parlamentit Evropian fuqi të reja në sigurinë e brendshme, përfshirë dhe mbikëqyrjen e marrëveshjeve ad hoc si kjo e fundit. Shtetet anëtare të BE-së u përpoqën të luanin me zgjuarsi duke finalizuar marrëveshjen e të dhënave bankare përpara se Traktati i Lisbonës do ti siguronte pushtet më shumë për çështjet e sigurisë së brendshme Parlamentit. Por ata u treguan të zgjuar deri në një farë pike. Për ti dhënë legjitimitet marrëveshjes, Bashkimi Evropian e hodhi atë për votim në Parlament, ndërsa deri në këto momente ky institucion nuk ua kishte prishur “qejfin” shefave të tyre, veç disa rasteve të pakonsiderueshme. Të veshur me pushtetin e ri dhe pas negocimit të Presidencës së BE-së, Parlamenti votoi kundër me një shumicë vrastare (378 me 196). Por SHBA nuk duhet të frikësohet. Nëse ata duan që të ndërtojnë një marrëdhënie transatlantike për të promovuar interesat e tyre të sigurisë, ata duhet ti japin fund trajtimit si institucion i papërfillshëm Parlamentit Evropian.
Ky lajm është publikuar: 28/02/2010