Urime Abissnet për fushatën në ndihmë të dhurimit të gjakut
Më ka tërhequr shumë një njoftim që kam parë në rrugët e Tiranës, ku kompania e internetit “Abissnet” dhuron një lidhje interneti falas për gjithë jetën, për ata që dhurojnë gjak. Ky është një veprim vërtet fisnik. Shpresoj të ndihmoj që të kuptohet se të dhurosh gjak do të thotë të japësh shpresë, të dhurosh jetë!
Nëse sejcili do të pyesë vetveten, çfarë bën duke dhuruar gjak do të kishte një përgjigje pa ekuivok: Bëj atë që do dëshiroja ta bënin të tjerët, nëse vetë do kisha nevojë për gjak.
Të jesh dhurues gjaku nuk është e thënë të jesh i pasur por të jesh një qytetar i mirë. Kush dhuron gjak, është i sigurtë që ka ndihmuar një njeri, në mënyrë direkte dhe të pazëvendësueshme.
Dhurimi i gjakut nuk shkakton dhimbje, nuk krijon varësi, nuk dëmton fizikun dhe nuk është i rrezikshëm.