E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne drejtojmë me këmbët tona, por me sytë e ambasadorëve

Politikanët tanë janë nga ai soj burracakësh që kur u duhen raportet e organizatave të huaja për të sulmuar kundërshtarët e tyre, e ngrenë në qiell si raportin, si organizatën.

Ndërsa kur e njëjta organizatë i kritikon kur janë në qeverisje, fillojnë e shpërndajnë shashka të tipit “ç’u duhet të huajve, pse ndërhyjnë në punët tona!”. O të mjerë, të ngjitur si morra pas pushtetit parazit: Mos u ankoni për “ndërhyrje”!

A nuk jeni ju vetë që sa herë ziheni në Parlament, shkoni e qaheni në dyert e ambasadave të huaja? Po kur shkruani “nota proteste”, në qeveri apo në opozitë qofshi, a nuk i drejtoheni gjthmonë “tërë përfaqësive të huaja në Tiranë”.

Pra, vetë e kemi kërkuar, tani të mos ankohemi për ndërhyrje. Ne kemi pranuar boterisht se nuk dimë të qeverisemi, dhe meqenëse në botë nuk kam më qeverisje të tipit Sulltan Mehmeti i II apo Princ Vidi, është gjetur kjo mënyrë. Ne drejtojmë me këmbët tona, por me sytë e ambasadorëve. Dhe kuptohet, në këtë rast, kur këmbët nuk janë në një trup me sytë dhe truri mungon, këmbët lëvizin drejt parasë e korrupsionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›