Urime per festen e Bajramit

“Në këtë festë ne duhet të shkojmë më të gëzuar si përherë tjetër dhe të lusim Zotin që të sjellë me shumë paqe dhe begati”, tha Selim Muca.
Myftiu Tërnava uron besimtarët
Myftiu i Kosovës Naim Tërnava uroi të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit. Në mesazhin e urimit Myftiu kosovar porositi besimtarët të jenë solidarë dhe të ndihmojnë të gjithë ata që kanë nevojë, jetimët dhe skamnorët, në mënyrë që edhe ata të gëzohen në këtë festë.
“Të nderuar vëllezër dhe motra, nesër është dita e parë e Fitër Bajramit, ndaj kam kënaqësinë që në emër të KBIRK-së dhe në emrin tim t’ju uroj festen e Fitër Bajramit me urimet dhe përgëzimet më të mira, duke e lutur krijuesin fuqiplotë të ketë pranuar agjërimin dhe adhurimet tona që i kemi kryer vetëm për Zotin edhe gjatë këtij muaji të agjërimit”, tha Tërnava.
Sipas Myftiut agjërimi i muajit të Ramazanit ishte elementi më thelbësor i dashurisë ndaj Zotit, ishte ndriçim më rrezatues, forcë e madhe e cila arriti t’i rezistojë çdo force negative dhe të kapërcejë çdo forcë tjetër. Mesazhe urimi për të gjithë besimtarët mysliman kanë dërguar të gjithë liderët shtetëror të Kosovës.
Urime edhe nga kreu i Këshillit Papnor
Një urim i vecantë për besimtarët mysliman me rastin e Bajramit ka ardhur nga kryetari i Këshillit Papnor për dialogun ndërfetar, Xhan Luis Kardinal Toro. Në mesazhin e tij kardinali Turan ka theksuar rëndësinë e besimit në Zot dhe transmetimin e vlerave njerëzore dhe morale brezave të reja.
Kardinali Toro ka theksuar gjithshtu se ka ardhur koha që besimtarët e krishterë dhe ata mysliman duhet t'i dënojnë paragjykimet polemikat dhe diskriminimet ndaj besimtarëve në jetën shoqërore e politike.