E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasje me arme vdes kalimtari

Keta te fundit reaguan po me arme dhe per pak minuta qyteti u perfshi nga terrori. Shkembimi i zjarrit u shenua rreth ores 11.00 ne sheshin Minatori te Bulqizes. Krismat e armeve kane vene ne levizje policine lokale e cila ne kohe rekord eshte ndodhur ne vendin e ngjarjes. Ne mes te qytetit u gjeten tre persona me plage nga armet e zjarrit ndersa protagonistet e tjere ishin larguar me shpejtesi. Efektivat e policise fillimisht kane transportuar per ne spitalin lokal te plagosurit Femi Kurcami 48 vjec Shpetim Reken 25 vjec dhe Leonard Ndreun 27 vjec. Per shkak te plageve te marra dhe hemorragjise Kurcami lindur e banues ne fshatin Krajke te Bulqizes baba i tre femijeve ka nderruar jete ne spitalin e qytetit nderkohe Reka dhe Ndreu sipas mjekeve te spitalit jane jashte rrezikut per jeten. Keta te fundit eshte mesuar se ishin ne makinen nga e cila u qellua. Menjehere policia nisi hetimin per zbardhjen e ngjarjes. Ne ndihme te komisariatit te Bulqizes mberriten fillimisht forca shtese nga policia e Dibres e me pas per shkak te terrenit dhe faktit se autoret ishin te armatosur u angazhuan ne operacion forca te FNSH-se dhe me pas ato te RENEA-s. Sipas burimeve zyrtare te policise konfirmohet se ne makinen nga u qellua ndodheshin shtetasit Ilir Jangulli Destan Gjeta Vladimir Crroji si dhe dy te plagosurit Shpetim Reka dhe Leonard Ndreu. Plumbat e armeve automatike ishin drejtuar nga lokali ne te cilin ndodheshin shtetasit Arben Ardian dhe Ndricim Durici te aferm mes tyre. Sapo jane zbrazur plumbat e pare Duricet kane reaguar duke qelluar ne drejtim te makines. Kur pushoi shkembimi i zjarrit u mesua se viktime kishte mbetur nje person i rastesishem pikerisht Kurcami baba i 3 femijeve. Ky i fundit kishte ardhur nga fshati Krajke per te pergatitur disa dokumente tek nje noter dyqani i te cilit ndodhej ngjitur me lokalin ku u hap zjarri. Pas disa oresh ne komisariatin e Bulqizes jane dorezuar te tre te sulmuarit fillimisht Arben Durici e me pas dhe dy te afermit e tij Ardiani dhe Ndricimi. Ata kane pohuar per policine se kishin qelluar per vetembrojtje pas sulmit te papritur me arme zjarri. Per policine lokale konflikti mes tyre dhe Jangullit nuk ishte i ri pasi mes tyre kishin ndodhur me pare perplasje pikerisht per shkak te shfrytezimit te kromit. Ne ndjekje te personave te tjere jane vene dhjetera forcat speciale. Ne zonen mes Peshkopise dhe Librazhdit afer Fushe-Studios ata kane gjetur makinen e braktisur te Jangullit bllokuar ne bore ndersa ky i fundit eshte rrethuar bashke me Gjeten ne nje terren te veshtire ne kufijte e Dibres. Sipas policise arrestimi i tyre eshte vetem ceshtje kohe pasi ata jane te rrethuar nga forcat speciale. Afer mesnates u arrestua nga policia e Bulqizes edhe Vladimir Crroji. Ekspertet e policise po punojne bashke me ata te prokurorise per te zbardhur rrethanat e luftes ne mes te Bulqizes qe sollen vdekjen e nje personi te pafajshem. Ne vend jane mbledhur gezhoja pistolete dhe automatike te cilat po ekzaminohen per te dale ne perfundimin zyrtar mbi ngjarjen e rende. Policia vendosi masen e arrestit per dy te rinjte qe ndodhen ne spital.

I VRAR

I VRAR

Femi Kurcami 48 vjec

Te plagosur

Shpetim Reka 25 vjec

Leonard Ndreu 27 vjec

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›