Urologjia, 300 mjekë të huaj vijnë në Tiranë
Autori i Lajmit: red.
Rreth 300 mjekë nga Evropa Juglindore janë mbledhur dje në një Kongres dyditor në hotel “Tirana”, ku në 9 seanca shkencore do të diskutojnë mbi problemet me të cilat përballet urologjia në këtë rajon. Docent Simon Çapeli, në emër të Shoqatës së Urologëve Shqiptarë, vlerësoi në fjalën e tij përshëndetëse rëndësinë e këtij kongresi, që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Duke folur për zhvillimin e kësaj dege të mjekësisë në vendit tonë, docent Çapeli tha se se sot, urologjia shqiptare përballon me sukses dhe nivel të lartë shkencor të gjitha nevojat e popullsisë për një trajtim modern të patologjive të aparatit urogenital dhe vetë ky kongres është dëshmi e këtyre arritjeve. Sipas tij mjekësia shqiptare në tërësi dhe urologjia shqiptare të vazhdojë të përparojë, të zhvillohet, duke u bazuar në bashkëpunimin aktiv me të gjitha vendet e përparuara të rajonit”. Gjatë punimeve të kongresit do të prezantohen rreth 200 referate nga mjekë të ndryshëm, vendas dhe të huaj, mbi probleme të urologjisë. Ndërkohë, mjekët shqiptarë nga spitale të ndryshme të vendit do të paraqiten me rreth 20 punime shkencore. Ndër problemet që do të diskutohen në këtë kongres përmenden kanceri i veshkave, prostata, gurët e veshkave dhe mjekimi i tyre, si dhe inkontinenca e urinës tek gratë, traumat e urinës, të fshikëzës urinare, që mund të jenë dëmtime të aparatit urinar, si duhen mjekuar, metodat e përdorura, etj. Sipas prof. dr. Flamur Tartarit, kryetar i Shoqatës së Urologëve Shqiptarë, “gjatë punimeve të Kongresit, mjekët do të shkëmbejnë eksperiencat e tyre për problemet e urologjisë, kirurgjisë, anestezologjisë, por dhe se ç është urologjia në përgjithësi”.
Studentët e Mjekësisë në protestë për stazhin
Studentët e fakultetit të Mjekësisë protestuan dje paradite, pasi kërkojnë heqjen e stazhit. Ata akuzojnë dekanin e Fakultetit të Mjekësisë se nuk po zbaton vendimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, ku parashikohet heqja e stazhit. “Me kërkesën tonë, rektori i Universitetit të Tiranës ka nxjerrë një udhëzim ku parashikohet që viti i ri akademik për studentët e vitit të tretë dhe të katërt do të bazohet në rregulloren e vjetër”, - tha një nga studentët protestues.
Ky lajm është publikuar: 18/10/2008