Mbi 5000 të huaj, të punësuar në tregun shqiptar
Autori i Lajmit: red.
Rreth 5000 të huaj punojnë si sipërmarrës, të vetëpunësuar dhe punëmarrës, në disa sektorë që po marrin zhvillim në vendin tonë si në tregti, ndërtim, arsim, prodhim, shërbime, sistemin bankar, konfeksione, transmetim mediatik, lojëra fati, etj. Sipas raportit më të fundit të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, (MPÇSSHB), rezulton se të huajt janë me shtetësi italiane, greke, turke, kineze, maqedonase, angleze, amerikane, kosovare, bullgare, etj. Sipas burimeve të MPÇSSHB-së, fluksi i të huajve, të ardhurve për punësim në Shqipëri, vjen në rritje të përvitshme, duke nisur që nga viti 2001, ku erdhën 688 shtetas të huaj, në vitin 2006, ky numër arriti në 857. Por tendenca vijon në rritje nga kërkesat e shtetasve të huaj, për të ardhur dhe punuar në Shqipëri, pasi gjithçka lidhet direkt me rritjen e investimeve private të huaja në sektorët e mësipërm. Një pjesë e të huajve që punojnë në Shqipëri, janë kontigjent i specialistëve të kualifikuar, kryesisht në sektorët e konfeksioneve, të industrive të çimentos, të çelikut, si inxhinierë dhe teknikë të mesëm. Por nuk përjashtohen as të huajt që vijnë të punësuar si punëtorë të kualifikuar nga firmat e huaja që operojnë në Shqipëri në sektorë të ndryshëm. Së fundi, rritje të punësimit me punonjës të huaj po njeh sektori i shërbimeve, kryesisht i restoranteve dhe hotelerisë, ku po rritet nurmi i specialistëve sipas kategorive dhe llojeve të kuzhinave të ndryshme, në qytetet kryesore, si Tirana, Durrësi, etj. Rrethet kryesore ku janë vendosur dhe punojnë të huajt janë Tirana, Elbasani, Korça, Vlora, Durrësi, Kruja dhe Fieri. Sipas raportit, në Shqipëri janë 89 të huaj si punëdhënës, 778 si punëmarrës, ndërsa pjesa tjetër rezulton e vetëpunësuar.
Ky lajm është publikuar: 18/10/2008