Nis përgatitja e regjistrit kombëtar për emigrantët shqiptarë sipas shteteve
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Të dhënat personale të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës do të përmblidhen në një regjistër kombëtar. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Politikave të Migracionit pranë Ministrisë së Punës, edhe regjistri kombëtar i të huajve në vendin tonë po përgatitet njëkohësisht me regjistrin kombëtar të shqiptarëve që kanë emigruar jashtë vendit. Sipas të dhënave, numri më i madh i shqiptarëve që kanë emigruar pas vitit 1990, është përqëndruar në Greqi dhe Itali ndërkohë që mijëra të tjerë janë vendosur në SHBA, Kanada, Britani e Madhe, etj.
Numri i emigrantëve
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Politikave të Migracionit ende nuk ka një shifër zyrtare të emigrantëve shqiptarë që punojnë në vende të ndryshme të botës. Pikërisht edhe përgatitja e regjistrit kombëtar synon përcaktimin e numrit të saktë të emigrantëve shqiptarë në shtete të huaja. “Nga të dhënat tona, rreth 400 mijë shqiptarë jetojnë dhe punojnë në Itali, ndërsa 500-600 mijë emigrantë ndodhen në Greqi. Në këto dy vende përqendrohet dhe numri më i madh i emigrantëve, rreth 75-80%, madje në Greqi shqiptarët kanë vendosur një rekord, pasi zënë mbi 50 % të të huajve. Në vite, drejtimi i flukseve të emigrantëve shqiptarë ka ndryshuar. Shqiptarët emigrantë kanë parë si vende të parapëlqyera Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë. Me autoritetet e këtyre vendeve jemi në një proces të tërheqjes së të dhënave të sakta lidhur me numrin e shtetasve shqiptarë që punojnë atje. Kjo paraprihet edhe nga përpjekjet tona për regjistrimin e emigrantëve para nisjes”, - shpjegojnë burime nga Drejtoria e Migracionit.
Regjistri i punësimit
Për këtë qëllim në zyrat rajonale dhe vendore të punësimit ekzistojnë regjistra të veçantë synimi i vetëm i të cilëve nuk është hartimi i regjistrit të emigrantëve. Bazuar në statistikat mund të përmirësohet kuadri ligjor, monitorohet zbatimi i legjislacionit. Kjo pasi regjistri me vendndodhjen e gjithë emigrantëve krijon mundësitë e ofrimit të shërbimit të asistencës, qoftë edhe përmes përfaqësive tona diplomatike dhe konsullore. Në bazë të dy marrëveshjeve të punësimit stinor me dy fqinjët, Greqinë dhe Italinë, zgjerohet kategoria e punëtorëve kandidatë emigrantë, duke përfshirë edhe ata jostinorë dhe zbaton në praktikë një kërkesë të BE-së, atë të formimit profesional dhe gjuhësor para nisjes. “Ne synojmë që informimi t u drejtohet dhe kandidatëve për emigrim, atyre të rikthyer, sigurisht dhe emigrantëve shqiptarë në vendet e pritjes. Informacioni i ofruar nga ne ka qenë i larmishëm, duke prekur jo vetëm ndryshime madhore në legjislacion, por edhe tema të veçanta, si të drejtat për ribashkim familjar në Itali, Greqi, SHBA, Kanada, fitimi i statusit të rezidentit afatgjatë, hollësira mbi lejeqëndrimin, ruajtja dhe ripërtëritja e tyre, sistemi i ri imigrator i Mbretërisë së Bashkuar. Drejtoria jonë ka përgatitur dy manuale lidhur me emigrimin e rregullt në Greqi dhe Itali, parë në aspektin praktik, legjislacion, procedura, institucione, të drejta-detyrime, para nisjes dhe gjatë qëndrimit në ato vende, nismë që dora-dorës do të plotësohet me manuale të tjera të kësaj natyre, le të themi si fillim Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë, vetëm për vitin 2008”, - shpjegohet më tej në raport.
Objektivat
Sipas burimeve nga Drejtoria e Migracionit, ambicia e së ardhmes konsiston në lidhjen e migrimit me zhvillimin e vendit, të shfrytëzimit të pasurive të mëdha të dërgesave të emigrantëve (ku rreth 1 miliardë dollarë u llogaritën për 2007) për t i vënë ato në shërbim të zhvillimit të ekonomisë së vendit. Ndër prioritetet e tjera është dhe rritja e nivelit të aftësitë profesionale dhe gjuhësore të kandidatëve emigrantë, sipas kërkesave të vendeve pritëse, duke siguruar jo vetëm punësim të mirëshpërblyer në bazë të këtyre aftësive, por edhe një proces më të lehtë integrimi.
Ky lajm është publikuar: 18/10/2008