E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uruguai - Meksika, FIFA do “fair-play”

WORLD CUP 2010 - Në prag të ndeshjeve të fundit të fazës së grupeve në Botëror, FIFA shpreh besimin te një lojë të “fair-play” në ndeshjen midis Meksikës dhe Uruguait për të mos rregulluar një ndeshje me rezultat të barabartë në takimin e tyre të fundit në grupin A.

Një rezultat që do t’u lejonte të dy ekipeve të kualifikoheshin për në fazën tjetër të botërorit, duke nxjerrë jashtë loje Afrikën e Jugut dhe Francën

“Slogani i FIFA-s prej shumë vitesh është ‘loja ime është fair-play’, – tha Nicolas Maignot, zëdhënësi i FIFA-s, - dhe ne kemi besim totalisht te 32 ekipet pjesëmarrëse për të luajtur ndershëm”.

Përpara ndeshjes së fundit në grupi A, më 22 qershor, situata është e thjeshtë: nëse Uruguai dhe Meksika e lënë ndeshjen në barazim, ato kualifikohen që të dyja për një të tetat e finaleve, sido që të jetë rezultati i ndeshjes Francë-Afrika e Jugut.

Njëra prej Francës dhe Afrikës së Jugut kualifikohet nëse fiton me rezultat të thellë dhe ndeshja midis Uruguait dhe Meksikës ka në një fitues.

Historia e Kupës së Botës ka pasur disa raste kur dy skuadrat kanë vendosur për një rezultat të parafiksuar.

Ndeshja më e famshme është Gjermani-Austri (1-0), ku dy formacionet thuajse i ndalën aksionet sulmuese pas shënimit të golit të Gjermanisë, e që i kualifikonte të dyja skuadrat, duke nxjerrë jashtë loje Algjerinë.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 19 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›