E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reina: Gjermania, skuadra më e mirë

Gjermania eshte nje nga skuadrat me te mira te Boterorit, pasi i ka besuar talenteve te saj te reja. Ky eshte përfundimi i portierit spanjoll Pepe Reina përpara sfides kunder gjermaneve ne gjysmëfinalen e Kupes se Botes.

"Germania ka qene skuadra me e mire dhe me e kompletuar gjate kësaj Kupe Bote, por ajo ka nisur transformimin qe pas evropianit 2008. Ata kane futur ne skuader fytyra te reja, jane te fresket dhe do te jete e veshtire per t’i mundur. Gjithsesi ne kemi besim te vetvetja dhe e dime qe ne Boteror nuk ka kundershtare te lehte. Mbase Gjermania eshte rivalja jone me e forte”, eshte shprehur Reina.

Spanja, e cila kërkon triumfin e pare ne nje Boteror do te kete perballe nje skuader, e cila do te kerkoje te mos e lejoje te veje ne jete armen e saj me te forte qe eshte kontrolli i topit.

"Nuk mendoj se jemi shume te ndryshem, mbase ne e qarkullojme shume topin, por ata jane me te drejtperdrejte. Diferenca eshte se Gjermania i ka nisur ndeshjet duke shenuar e para, me përjashtim te sfides kunder Serbise. Kjo gje i ben ata me te qete. Te luash kunder tyre eshte e rrezikshme dher per kete arsye nuk duhet t’i lejojme shume hapësira”, ka perfunduar portieri qe luan ne radhet e Liverpulit.

Edhe sipas mesfushorit te Seviljes, Jesuz Navas, ndeshja kunder Gjermanise do te jete shume e veshtire. “Ata jane kundershtare shume te komplikuar. Dalin shume shpejt përpara me ane te kundërsulmit. Megjithate ne kemi besim se duke kontrolluar topin do te arrijme te fitojme kete ndeshje”, eshte shprehur Navas ne konferencen per shtyp.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›