Agjenti shtyn Balotelin drejt Milanit
Lidhur me 19-vjeçarin e Interit, Raiola i ka hapur rrugë një kalimi të mundshëm në klubin tjetër të Milanos. “Për momentin Mario është një lojtar i Interit, por nuk besoj se sot ka lojtarë të pashitshëm. Nëse klubi thotë se lojtari është në shitje, atëherë çdo klub tjetër mund ta marrë. Pra, nëse Interi vendos ta shesë, edhe Milani mund ta marrë”, pohoi agjenti.
Po sa kushton Baloteli? “Nuk flas kurrë për shifra, këtë mund ta bëjë vetëm Morati”, shtoi ai, duke rrëfyer gjithashtu se ka takuar sheikun Mansur të Mançester Sitit, por pa sqaruar për kë është zhvilluar biseda.
Ndërkohë, sipas Mino Raiolës, e ardhmja e Ibrahimoviçit është plotësisht në dorë të tij. “Gjithmonë kam thënë që Ibra do të lëvizë vetëm atëherë kur të dojë ai. Nëse ka një interes nga Milani, atëherë klubi duhet të arrijë një marrëveshje me Barcelonën. Megjithatë, me 99.9 për qind ai do të qëndrojë te Barça”, pohoi agjenti italian.