Uruguaji legalizon shitjen/konsumin e marihuanës
Dhoma e Ulët e Parlamentit të Uruguajit ka miratuar sot ligjin për shitjen e kontrolluar të marihuanës, një lëvizje kjo në luftën e saj anti-drogë.
Pas 13 orësh debat, Dhoma e deputetëve ka votuar 50 me 46 për ligjin i cili lejon njerëzve mbi moshën 18 vjeçe që regjistrohen në bazën e të dhënave të përdoruesve, që të blejnë 40 gramë marihuanë në muaj në farmacitë, ose të rrisin vet deri në gjashtë bimë kanabis.
Nisma e qeverisë së presidentit Jose Mujica tani do të dërgohet në senat për votim.
Nëse ky legjislacion kalon, atëherë shteti do të ketë kontrollin dhe do të rregulloj aktivitetet e importit dhe eksportit, mblelljes, kultivimin, vjeljen, prodhimin, dhe përvetësimin e çdo kapaciteti, magazinimin, marketingun dhe distribuimin e kanabisit dhe devirateve të saj, thuhet në këtë ligj.
Opozita e cila kryesohet nga Partia Kollorado ka kundërshtuar legalizimin e marihuanës, duke thënë se rezultatet kanë treguar se nisma të tilla nuk kanë ulur konsumimin në asnjë shtet.