E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vret veten 23-vjeçari për dashurinë

Depresioni nga një lidhje dashurore ka përfunduar në një tragjedi. Rreth orës 20.00 në fshatin Shtëpez i vjetër të Gjirokastrës është gjendur i vetëvrarë me armë zjarri një 23-vjeçar. Mësohet se viktima Klodian Alushi nga Semani i Fierit është vetvrarë me një plumb në zemër. Nga dëshmitë e marra në vendngjarje bëhet me dijë se 23-vjeçari punonte me kohë të pjesshme prej 5 vjetësh në Gjirokastër, ndërkohë që lidhja e tij dashurore me një vajzë të këtij qarku, duket se nuk funksiononte mirë për shkak të mungesës së herëpashershme të 23-vjeçarit. Si pasojë e depresionit, ky i fundit i ka dhënë fund jetës me një plumb në zemër. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë me dije se arma është gjetur nga Alushi në një shtëpi të braktisur në këtë fshat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›