Ushqime për 100 familje, Bashkia Tiranë shpërndan ndihma
Përvec ndihmës financiare të përkrahjes sociale, 100 familje në nevojë në Tiranë kanë marrë edhe ndihma ushqimore nga bashkia e Tiranës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i pranishëm në ceremoninë e shpërndarjes së 100 pakove të para u shpreh i vetëdijshëm se kjo ndihmë nuk është e mjaftueshme, por këto familje do të kenë gjithmonë përkrahjen e Bashkisë duke theksuar edhe punësimin e tyre.
Kryetari Basha vuri ne dukje se të gjithë duhet të japim pak nga ajo që kemi për ti dhënë mundësi qytetarëve të Tiranës për tëv plotësuar sadopak kërkesat e nevojshme. Ky aktivitet human u zhvillua në qendrën sociale "Të qëndrojmë së bashku" në Kombinat dhe do të vijojë më tej deri në muajin tetor.