Studentët protestojnë kundër transferimit të pedagogëve
Durrës- Vendimi për transferimin e një grupi pedagogesh drejt filialit të Peshkopisë ka bërë që studentët e universitetit ‘Aleksandër Moisiu të dalin sot në protesta kundër tij.
Sipas studentëve vendimi i marrë nga ana e rektorit të këtij univeristeti është i qëllimshem dhe i pabazë, pasi këta pegadoge nuk votuan për zgjedhjen e tij në postin që mban.
Ata theksojnë se veprime të tilla cënojnë procesin e tyre të diplomimit si dhe vënë në dyshim kredibilitetin e këtij institucioni arsimor. Po ashtu mësohet se edhe dy krerët e komisionit të numërimit të votave në univeristet së bashku me pedagoget kanë vendosur që këtë çështje ta ndjekin deri në gjykatë.
IDEA publikoi një ditë më parë denoncimin e pedagogëve të këtij universiteti, të cilët u shprehen se po rektori po i largohente nga Durrësi vetëm për hakmarrje. Janë 8 pedagogë që do të transferohen në filialin e Peshkopisë, që sipas tyre kjo është në kundërshtim me rregulloren e universitetit.
Por nga ana e rektoratit të universitetit të qytetit bregdetar një lëvizje e tillë ishte e domosdoshme pasi në Peshkopi mungojnë pedagoget e specializuar, teska ka paralajmëruar transferime të tjera.
Shkrime të tjera me interes:
- Rektori hakmerret ndaj pedagogëve që votuan kundër Durrës- Pedagogët e Universitetit ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës deklarojnë se...
- Studentët kërkojnë heqjen e TOEFL-it: Do të hymë në grevë urie Elbasan- Mbrojtja e detyrueshme e gjuhës angleze si një kusht...
- Skandali “Vitrina”/ Truprojat dhunojnë studentët dhe policinë, 9 në pranga Tiranë- Administratori i Univeristeit privat Vitrina dhe 8 truproja të...