Ushqimet e stinës që përkeqësojnë tretjen
Shkaktarët kryesorë që ndikojnë në shfaqjen e problemeve në stomak dhe trajtimi. Kujdes duhet të tregohet edhe me përdorimin pa kriter të kondicionerit
Gjatë stinës së verës mund të ndodh rishfaqja e problemeve me tretjen e ushqimeve, forma më e përhapur e të cilave është koliti spastik. Koliti spastik ose sindroma e zorrës së irrituar është ndër patologjitë më të shpeshta që haset rëndom në punën e përditshme të mjekëve gastroenterologë. Kjo sëmundje përfaqëson një çrregullim të mirëfilltë të motorikës normale të zorrës, si pasojë e gjendjeve emocionale, dietës (intolerancës ndaj disa ushqimeve si ushqimeve të skuqura, alkoolit, qumështit, çokollatave, lëngut të domates, kafesë etj.), hormoneve të tubit tretës, toksinave të mikrobeve të ndryshme. Stresi emocional, sipas specialistëve, është një ndër faktorët kryesorë që shkakton tek personat që vuajnë nga koliti në fazën akute të sëmundjes kontraksione të zorrës, 10 herë më të fuqishme se në personat e shëndoshë.
Shkaktarët
Përdorimi pa kriter i kondicionerit, temperaturat e larta dhe mbi të gjitha ndryshimi i mënyrës së ushqyerjes ndikojnë në shfaqjen e problemeve të kolitit spastik. Mjekët rekomandojnë që personat që vuajnë nga këto probleme të ndjekin një stil jete të shëndetshme, të shmangin abuzimet me ushqimet dhe korrentet e ajrit për të shmangur rishfaqjen e shenjave të kolitit spastik. Sipas mjekëve, shpeshherë gjatë kësaj stine janë të shpeshta rastet e acarimit të simptomave. Arsyeja qëndron te klima, mënyra e ushqyerjes dhe gjendja psikologjike, të cilat mendohet të jenë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në shfaqjen e kësaj patologjie. Korrentet e ajrit, abuzimi me ventilatorët dhe kondicionerët bëhen shkaktar i kolikave abdominale. Po ashtu, negativish ndikojnë edhe ushqimet dhe pijet e ftohta, që krijojnë spazma në aparatin tretës me pasojë probleme për kolitin spastik. Nga ana tjetër, i nxehti tenton të ulë dhe ngadalësojë lëvizjen intestinale që ndikon në shfaqjen e problemeve me kolitin që karakterizohet me kapsllëk të alternuar me diarre. Po ashtu një nga faktorët kryesorë që ndikon në shfaqjen e problemeve është abuzimi me menynë.
Ushqimet
Gjatë stinës së nxehtë konsumohen ushqime të skuqura, me erëza, ushqime të nxehta, fast-foode dhe të pasura me kalori. Të gjitha këto ushqime ndikojnë në gjithë aparatin tretës, duke sjellë probleme dhe për kolitin. Përveç kësaj, disa fruta dhe perime, që janë tipike për stinën ndikojnë në acarimin e kolitit spastik, të tilla si: mollët, kumbullat, domatja, etj. Personat e prekur nga kjo sëmundje mund të shfaqin probleme të ndryshme në varësi të tipit dhe gradës së sëmundjes. Megjithatë ndër shenjat kryesore mund të shfaqen: dhimbje barku, kapsllëk ose diarre, fryrje e barkut dhe gurgullima të zorrëve. Parandalimi i këtyre problemeve, në këtë periudhë të vitit konsiston në një sërë drejtimesh, për shkak të faktorëve që ndikojnë dhe në acarimin e gjendjes. Kështu duhet të tregohet kujdes ndaj korrentëve të ajrit dhe përdorimi pa kriter të kondicionerit. Për këtë nevojitet një veshje e përshtatshme që të rregullojë termorregullatorin e organizmit, pra të sasisë së nxehtësisë që prodhohet dhe nxirret jashtë organizmit. Gjithashtu, kujdes duhet të tregohet edhe ndaj temperaturave në ambientet ku personat qëndrojnë. Këshillë tjetër që jepet në këto raste është kujdesi ndaj ushqimeve që përdoren.
Rekomandimet
Rekomandohet të eliminohen ushqimet dhe pijet e ftohta, po ashtu ato produkte ushqimore që rrisin gazrat në zorrë si lëngjet e gazuara, lakrat, mollët, kumbullat, bizelet, fasulet, qumështi etj. Të prekurit nga kjo sëmundje duhet të përdorin metodat që synojnë jashtëqitjen e gazrave për shembull: qëndrimin në këmbë apo pozicioni shtirë përmbys pas ngrënieve etj, përdorimi i ushqimeve të pasura me fibra si: drithërat, zarzavatet, frutat e freskëta. Trajtimi i këtyre të sëmurëve përfshin trajtimin higjieno-dietetik dhe atë medikamentoz. Trajtimi medikamentoz përfshin preparate qetësuese të sistemit nervor, anksiolitikët dhe antidepresivët nëse është e nevojshme. Në format me diarre, përveç heqjes nga dieta të ushqimeve që e provokojnë atë (qumështi domatja, të fërguarat, çokollatat etj) vend të rëndësishëm zënë dhe preparatet antidiaretike (imodium, kodrine etj). Ndërsa për dhimbjen abdominale përdoren preparatet antispastike dhe prokimetike (buscopani 3x1 tab, cisaprid 10 mg 3x1 tab në ditë etj).
Simptomat e sëmundjes
Dhimbje barku
Kapsllëk ose diarre
Fryrje e barkut
Gurgullima të zorrëve
Rëndimi në stomak
Të përziera apo të vjella
Ushqimet që nuk duhen konsumuar
Ushqimet e skuqura
Alkooli
Qumështi
Çokollata
Lëngu i domates
Kafeja
Lëngjet e gazuara
Lakrat
Mollët
Kumbullat
Bizelet
Fasulet
Duhani
25 Qershor 2009