Fatmira Hajdari zgjidhet në trupin gjykues të dosjes “Gërdeci”
Nuk dihet ende nëse gjyqtarja do të pranojë të jetë pjesë e gjykimit të këtij procesi. Dosja në Gjykatën e Faktit të Tiranës i është nënshtruar deri tani tri herë shortit
Laureta Rryçi
Tiranë - Shorti i tretë për dosjen e Gërdecit ka përcaktuar si gjyqtare në treshen e trupit gjykues Fatmira Hajdarin. Dje, në Gjykatën e Faktit të Tiranës, mes gjyqtarëve të dhomës penale, i ka takuar pikërisht Hajdarit që të zëvendësojë gjyqtarin e zgjedhur pak ditë më parë, Fehmi Petku. Pas këtij përcaktimi ende nuk dihet nëse kjo gjyqtare do të vazhdojë të jetë pjesë e trupit gjykues në këtë proces. Lidhja me politikën e familjes së saj ndoshta mund të jetë një nga arsyet që ajo mund të paragjykohet si nga familjarët, ashtu dhe nga përfaqësuesit e Akuzës. Nuk është hera e parë që emri i gjyqtares Fatmira Hajdari kontestohet nga institucioni i akuzës. I njëjti fenomen ndodhi edhe me kërkesën e ish-ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha.
Shorti i dytë
Dosja e Gërdecit deri tani i është nënshtruar tri herë me radhë shortit elektronik. Shorti i dytë, që u zhvillua më 18 qershor, përcaktoi gjyqtarin Ridvan Hado si kryetar të trupit gjykues, i cili do të gjykojë të pandehurit. Më tej trupi gjykues do të përbëhej dhe nga gjyqtarët Shefkie Demiraj dhe Fehmi Petku. Ky i fundit këto ditë dorëzoi të gjitha dosjet që i kishin rënë për gjykim për shkak se është dekretuar për në një gjykatë tjetër. Kështu që kjo dosje iu nënshtrua një shorti të tretë, që kishte si objekt zëvendësimin e Petkut. Dosja me 28 të pandehur ka mbërritur në këtë gjykatë që në ditët e para të muajit qershor, megjithatë, ende nuk është përcaktuar data për nisjen e procesit të gjykimit.
Ngjarja
Të pandehurit dyshohen si përgjegjës për ngjarjen e 15 marsit të vitit 2008 në fshatin Gërdec, Tiranë, kur si pasojë e një shpërthimi në ish-Fabrikën e Demontimit të Municioneve humbën jetën 26 persona, ndërsa mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë. Si i pandehur në këtë ngjarje është edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili, ndryshe nga të tjerët, është në procedimin e Gjykatës së Lartë për shkak të cilësisë së tij si deputet i Parlamentit Shqiptar. Dosja “Gërdeci”, për të cilën Prokuroria ngriti akuzë për 29 persona, tashmë është ndarë në dy pjesë. Njëra dosje ndodhet për gjykim në Gjykatën e Lartë, me një të pandehur, ish-ministrin e Mbrojtjes, kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Ndërsa dosja tjetër, në Gjykatën e Tiranës, me 28 të pandehur të tjerë. Nga 29 të pandehur, të cilët prokuroria i ka ulur në bankën e të akuzuarve si përgjegjës për shpërthimin e fabrikës së demontimin “Albademil”, vetëm 4 janë të arrestuar. Ish-drejtori i kompanisë shtetërore “MEICO”, Ylli Pinari, administratori i kompanisë “Albademil”, Mihal Delijorgji, ish-drejtori Teknik i Fabrikës së municioneve, Dritan Minxolli, si dhe ish-punonjësi i “MEICO”-s, Sokol Gjeçi. Të pandehur që gjykohen në gjendje të lirë janë ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu; ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha; zëvendësi Agim Lala, Shpëtim Spahiu, Zija Bahja, Ramadan Tartari, Ndue Marku, Sokol Gjeçi, Ardian Mullahi, Adriatik Mema, Shkëlzen Madani, Dashnor Çaushaj, Zenun Fero, Hysni Coçka, Hilmi Laçaj, Fari Toska, Rezart Tërshana, Besnik Dauti, Agim Babameto, Fiqiret Mato, Lavdi Shatro, Gëzim Oshafi, Denis Hajdari, Jorgo Mino dhe Fatbardh Kuçi.
Shorti i parë, Omari dha dorëheqjen
Drejtuesit e Gjykatës së Tiranës pranuan vetëm pak ditë më parë kërkesën e gjyqtarit Kreshnik Omari për dorëheqjen e tij nga trupi gjykues i çështjes “Gërdeci”. Omari e ka refuzuar pjesëmarrjen në këtë trup gjykues për shkak të konfliktit të interesit që ka me çështjen, pasi bashkëshortja e tij, avokate në një studio, mbron interesat e një prej të pandehurve të saj, përkatësisht Ilmi Laçajt.
25 Qershor 2009