Aksident në Lezhë-Fushë Krujë, 1 e plagosur
Lezhë-Një shtetase ka mbetur e plagosur në një aksident automobilistik sot në aksin Lezhë-Fushë Krujë. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Kryqëzimi i Shënkollit, kur automjeti tip "Benz", me targa KR 57 06 A, me drejtues shtetasin Xhafer Isufi nga Laçi, është përplasur me automjetin tip "Audi", me targa TR 3666 N, me drejtues Dritan Hysenaj nga Tirana.
Si pasojë e këtij aksidenti është plagosur bashkëshortja e Xhafer Isufit, Elona Isufi. Burimenga Drejtoria e Policisë e Qarkut thanë se gjendja e të plagosurës është jashtë rrezikut për jetën.