Gëzim Myshketa, suksesi amerikan i baritonit shqiptar
Nën petkat e kontit Almaviva të Moxartit, është ngjitur për herë të parë në skenën amerikane. Baritoni shqiptar, Gëzim Myshketa, prek të tjera skena të mëdha. Palm Beach Opera, aty ku pjesët operistike alternoheshin me koncertet e Mariah Carry, artisti shqiptar ka marrë vlerësime dhe oferta për të tjera produksione. Opera e Miamit dhe Detroit Opera House në Michigan janë në projektet e 2010-ës. Myshketa tregon emocionet, impenjimin, debutimin e parë përballë publikut amerikan dhe interpretimet e tij të afërta.
"Dasma e Figaros" ju ngjiti për herë të parë në skenën amerikane. Cila është përshtypja e kontaktit me këtë realitet artistik?
Pas disa kontaktesh të vazhdueshme me agjencinë artistike që më përfaqëson, u ftova të debutoj në Palm Beach Opera (Florida) rolin e një prej protagonistëve në operën "Dasma e Figaros" të Mozart. Me gjithë besimin në vetvete, të krijuar nga eksperienca skenike e përfituar gjatë viteve, një ndrojtje e lehtë më shqetësonte për këtë sfidë të re që më priste. Gjithçka u venit në kontaktin e parë me stafin artistik që kishte marrë përsipër realizimin e kësaj vepre madhore. Të mësuar me një mentalitet më të hapur, amerikanët të përçojnë menjëherë një ndjesi familjariteti dhe simpatie të veçantë, por njëkohësisht ishin po aq të përpiktë dhe kërkues.
Nëse do të bënit një krahasim me skenat evropiane, ku jeni ngjitur disa herë, cilat do të ishin diferencat?
Në impaktin e parë mbeta i mahnitur nga madhështia e "Cravis Center", një teatër modern i ndërtuar tërësisht mbi ujë dhe ku kanë kënduar dhe këndojnë artistët më të mirë botërorë.
Pa harruar madhështinë e teatrove të tipit klasik evropian, duhet admiruar fakti që pa dashur të krijojnë një "kopje" të këtyre të fundit, kanë arritur të krijojnë kryevepra arkitekturore të stilit modern, duke ndërthurur në mënyrë perfekte të renë me traditën klasike që shprehet më së miri në operën lirike. Vlen të theksohet që shfaqjet tona operistike alternoheshin dita ditës me performancat e yjeve të rrokut si Mariah Carey, Pink Flloyd, etj). U shtanga në fillim me këtë lloj zgjedhje, pasi nuk mundet të mendoja kurrë që një teatër sado i organizuar qoftë, të arrijë të montojë dhe çmontojë një shfaqje operistike me një skenografi impenjative mbi gjashtë herë, duke u dhënë mundësi realizimi edhe shfaqjeve të një lloji kaq të ndryshëm nga ai i yni. Megjithatë, kënaqësia më e madhe rezultoi në faktin që shfaqjet tona ndiqeshin nga një publik admirues i muzikës klasike, po aq i ekzaltuar dhe i shumtë në pjesëmarrje. Gjithashtu nuk harroj as kërkesën e vazhdueshme të drejtuesve për të mos firuar as edhe një minutë nga programacioni i provave, pasi rrezikonim pagesën e një shume të konsiderueshme po të tejkalonim kohën e dhënë në dispozicion që më parë. Kjo ishte e pakonceptueshme për mua dhe kolegët evropianë, që zakonisht jemi mësuar të bëjmë edhe dy orë biseda me regjisorin gjatë provave, duke harruar shpesh arsyen kryesore që na mbledh të gjithëve në skenë.
Sa impenjativ ka qenë ky rol për ju?
Për mua kjo eksperiencë amerikane përmbante në vetvete disa debutime. Ishte hera e parë që interpretoja këtë rol, pasi "kalë beteje" kam pasur gjithmonë rolin e Figaros në këtë vepër. Gjithashtu ishte hera e parë që këndoja në Palm Beach Opera dhe njëherazi dhe hera e parë që përballesha me publikun amerikan. Të gjithë këta faktorë bënin që impenjimi im personal në realizimin e këtij personazhi kompleks, si nga ana vokale, ashtu dhe interpretative, të ishte në maksimumin e mundshëm. Unë isha jashtë teatrove evropianë dhe ky rol do të ishte gur i provës, i cili do të kurorëzonte ose sakrifikonte qasjen time të parë me këtë publik dhe vendosjen e një raporti jetëgjatë me këtë treg artistik tejet të rëndësishëm.
A ju hapi dyert ky interpretim i parë?
Duartrokitjet e publikut gjatë gjashtë netëve të shfaqjeve dhe kontratat me anë të së cilave me ngulm kërkuan që të impenjohesha për stinët e ardhshme lirike, ma lehtësuan këtë preokupim.
Fjala e kritikës jo rrallë herë bie ndesh me atë të publikut, siç ishte raporti midis këtyre dy opinioneve që dekretojnë suksesin ose disfatën e një shfaqjeje...
Si rrallë herë, ideja e një shfaqjeje me një realizim të lartë artistik dhe të një suksesi personal timin bashkonte në një zë të vetëm publikun dhe kritikën e specialistëve muzikorë. Ne, artistët e operës, mbas shfaqjeve jemi gjithmonë me zemër të ngrirë për atë çka shtypi do të shkruajë mbi interpretimin tonë ditën e nesërme të shfaqjes. Personalisht jam ndjerë krenar dhe i lumtur sa herë që gazetarët kritikë në të gjitha vendet ku kam interpretuar, që nga Italia, Spanja, Franca e deri Japonia e Amerika, emrin tim e mbajnë të pandarë me përkatësinë time kombëtare. Shtypi spanjoll madje është shtyrë deri aty saqë në vlerësimin e rolit tim të Akilit në operën "Jul Cezari" të Handel, të theksojë se "Shqipëria është shndërruar tashmë në një fabrikë të madhe talentesh të artit operistik". Cili person nuk do të ndjehej krenar që përveç suksesit personal të jetë edhe një përçues i denjë i vlerave më të mira të artit shqiptar?
A ju mungojnë këngët shqiptare në këto interpretime tuajat?
Disa muaj më parë, si fitues i konkursit ndërkombëtar të muzikës së dhomës "Francesco Paolo Tosti", u ftova të zhvilloj një seri koncertesh recitale në qytetet kryesore të Japonisë, si Nara, Kyoto, Osaka etj. Në program, me gjithë skepticizmin e organizatorëve, ngula këmbë që të përfshiheshin edhe disa jare shkodrane, që për mua janë perla të muzikës sonë. Pas interpretimit, publiku japonez kërkoi përsëritjen e këtyre pjesëve. Kjo ka qenë një mbresë e pashlyeshme dhe konfirmimi final i faktit që muzika, edhe pse mund të lindë në çdo cep të globit, flet me gjuhën e zemrës dhe bashkon shpirtërisht të gjithë popujt.
Një koncert ishte shtysa që ju riktheu në Durrës. Ju erdhi keq që nuk u bëtë dot pjesë e tij?
Pata ardhur në Shqipëri së pari për një aktivitet të cilin e kisha shumë për zemër, festimin e 50-vjetorit të shkollës artistike "Jan Kukuzeli" në Durrës, nga bankat e së cilës kam dalë edhe unë. Për këtë fakt, pjesëmarrja ime kishte një vlerë emotive tejet të veçantë. Isha ftuar për një koncert liriko-simfonik, por dy ditë përpara realizimit të këtij evenimenti m‘u desh të shtrohesha në spital dhe të operohesha me apandesit akut, kështu që nuk pata mundësi të isha pjesë e kësaj feste të madhe. Kjo ishte arsyeja e mospjesëmarrjes sime dhe jo për ndonjë problem vokal, siç pati disa komente. Për këtë arsye, duke parë edhe impenjimet e shumta e tejet të afërta në kohë, m‘u desh të hiqja dorë përfundimisht nga interpretimi i rolit të Falstaff, protagonistit kryesor në operën me të njëjtin titull të Giuseppe Verdit, që do të shfaqjet në Tiranë në javët në vazhdim. Meqë më jepet mundësia, përfitoj të kërkoj edhe një herë ndjesë kundrejt Teatrit të Operës dhe Baletit, si dhe maestro Zhani Cikos në veçanti. Janë gjëra që ndodhin dhe ideja fituese është që duhet parë gjithmonë vetëm përpara.
Cilat janë projektet tuaja të afërta?
Janë disa të tilla. Nga impenjimet më të afërta mund të përmend rolin e Lusinjanos në operën "Zaira" në Festivalin e Radio Francë, Konti Danilovich në Festivalin e operetës në Trieste, Marcelon në operën "Boheme" në festivalin Giaccomo Puccini në Torre del Lago nën drejtimin e Placcido Domingos, Paolo Albianin në Teatro Massimo Palermo, si edhe impenjimet e shumta që kemi ndërmarrë tashmë për vitin 2010 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu është edhe në shqyrtim realizimi i një filmi operistik nga një shtëpi diskografike e famshme holandeze, ku më është ofruar roli i protagonistit, por mbi të cilën do të preferoja të flisja kur të konkretizohej.
Vlerësime
PALM BEACH NEWS
Roli i kontit fisnik Almaviva (shkak i të gjitha trazirave) u interpretua me një zë të thellë dhe kumbues nga baritoni Myshketa.
DAILI NEWS
Myshketa përcolli një interpretim interesant të Almavivës. Personazhi i aristokratit qëndroi qartë dhe fuqishëm, duke dominuar me interpretimin e tij ekspresiv. Në arien "Vedro mentr‘io sospiro" shpalosi një arritje ekstreme me anë të zërit të tij dhe të forcës dramatike.
WWW.CANTOLIRICO.COM
Gëzim Myshketa, një bas-bariton shqiptar, i cili debutoi në Amerikë për herë të parë në këtë produksion, ishte një kont Almaviva i përkryer. Ai posedon një zë dramatik, dinamik, të cilin e përcjell bukur me një muzikalitet të shkëlqyer.