E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje: 2 plagosje per motive pronesie

 

Janë grindur për një copë toke dhe si pasojë njëri është plagosur rëndë, ndërsa tjetri ka përfunduar në pranga. Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Grabian të Lushnjes, ku Hysni Cela, 65 vjeç ka qëlluar më armë zjarri një bashkëfshatarin e tij Maksim Premçi, 53 vjeç. Lajmi konfirmohet nga forcat e policisë së Komisariatit të Lushnjes, të cilat kanë qenë të fokusuara sot për mbarëvajtjen e festës së Pashkës në qytet. Megjithatë burime nga policia bëjnë të ditur se shkak i grindjes që ka përfunduar me të shtëna dhe plagosje të rëndë është bërë konflikti i tokës.

Si pasojë e këtij konflikti është arrestuar Hysni Cela nën akuzën e plagosjes së rëndë. Ndërkohë që Maksim Premçi është transportuar menjëherë në spital, nga i cili konfirmohet se është ende në rrezik për jetën.

Sikur të mos mjaftonte, po në Divjakë të Lushnjes, për çështje pronësie Eduart Gjuzi ka qëlluar me thikë Besim Allen, 33 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes, nga i cili bëhet e ditur se ka humbur shume gjak për shkak të plagëve të marra në bark dhe shpatull.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›