E Diel, 1 Nëntor 2026

Dalai Lama- Kinës: " 'PO', dialogut, por vetëm të jetë serioz"

 

Dialog? Po, por vetëm me një pakt, të diskutohet me argumente konkrete. Dalai Lama nuk kthehet prapa, e mirëpret ofertën e parë kineze pas revoltës së pamëshirshme në Lhasa, por hap sytë meqë po pranon në errësirë. Ai që kinezët i njeh mjaft mirë, i di rreziqet e fshehura të asaj oferte për dialog. E di që të aprovojë një "Po" pa vendosur më parë argumentet e diskutimitdo të ishte si të futeshe në një labirint takimesh të papërfunduara për çështjen tibetiane, por tepër jetësore për Pekinin, për t'i dhënë një 'fytyrë' të disponueshmedhe të hapur ndaj tratativave.

Përgjigja e udhëheqësit shpirtëror të Tibetit është një "PO' e kujdesshme dhe e kushtëzuar. "Duhet patjetër qëtë eksplorojmë kauzën e problemeve tona dhe të kërkojmë zgjidhje nëpërmjet dialogut, por duhet patjetër të kuptojmë, të ridimensionojmë pasojat e kujt jeton sot në Tibet"- shpjegon Dalai Lama, i sapokthyer në Dharmsala nga një udhëtim 2-javor në Shtete e Bashkuara.

"Por do të ishte e pakuptimtë nga ana jonë - shpjegon Dalai Lama - që tu hapim rrugë takimeve për bisedime vetëm për t'i treguar botës që kemi pranuar të dialogojmë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›