E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushqimet serish me cmime te larta

Cmimet e mallrave per konsum vazhdojne te jene ne nivele te larta edhe ne ditet e para te vitit 2008. Produktet ushqimore ne tregjet me pakice te kryeqytetit, vazhdojne te shenojne cmime te larta ashtu sikunder ato ishin ne ditet e fundit te vitit qe lame pas. Tendenca per cmime te larta sipas nje vezhgimi te kryer ne tregun vendas cmime te larta shitje regjistrohen per grupin e frutave dhe zarzavateve. Nga kjo konstatohet se cmimet e ketyre produkteve jane me te lartat ne treg. Konkretisht cmimi i shitjes se mandarinave eshte 120 leke/kg e njejte me cmimin ne prag te festave te fundvitit. Po ashtu cmimi i shitjes se portokallit eshte 100 leke /kg i njejte me cmimin e pak diteve me pare. Ne tregun vendas cmime te larta vazhdojne te regjistrojne zarzavatet, duke vene re se per to nuk eshte regjistruar asnje ulje cmimi. Konkretisht kastravecat vazhdojne te shiten me 230 leke/kg, domatet me 200 leke/kg, kurse specat me 300 leke/kg. Duke u cilesuar si produkte ushqimore jo sezonale, tregtaret nuk ndalin rritjen e cmimit. Sipas tyre shkak mbetet cmimi i larte i shitjes me shumice se ketyre produkteve. Nga ana tjeter tregtaret e shumices pohojne se cmimet e larta vijne si rezultat i cmimit te importit. Sakaq kontrollet e tatimoreve jane reduktuar ne ditet e para te fundvitit, duke ja lene keshtu cmimet vetem tregtareve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›