E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk ndalet forcimi i lekut

Edhe ne ditet e para vitit vazhdon te mbizoteroje nje monedhe vendase me e forte se valutat e huaja. Gjate vitit 2007, leku u nencmua kundrejt monedhes evropiane dhe u mbicmua ne menyre te konsiderueshme kundrejt dollarit amerikan. Gjate dites se djeshme ne Agjencite e Kembimit Valutor te Tiranes, monedha vendase (leku) kembehet me nje kurs afersisht te njejte me valutat, sa ne ditet e fundit te vitit qe lame pas. Me konkretisht 1 dollar eshte shitur mesatarisht me 83.6 leke, ndersa 1 euro me 121.6 leke. Por duke ju referuar shitjes se valutes se huaj kundrejt asaj vendase vihet re mbicmim i valutave te huaja sidomos gjate periudhes mars- prill. Nga kjo periudhe e ne vijim leku eshte favorizuar nga nje pozicion i mbicmuar.
Kursi mesatar i kembimit janar- dhjetor 2007
Dollari Euro

Janar 94.2 123.6
Shkurt 95.6 124.3
Mars 95.3 125.6
Prill 94.3 125.8
Maj 92.6 126.1
Qershor 92.1 124.1
Korrik 89.7 122.0
Gusht 88.4 121.6
Shtator 90.2 123.3
Tetor 86.1 122.7
Nentor 84.6 122.2
Dhjetor 82.4 120.7

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›