“Ushtar Kavaja”, një dokumentar për heroin
Regjisori Esat Teliti ka shfaqur mbrëmë në kinema Millenium 2, premierën e filmit dokumentar “Midis dy dasmave”, kushtuar dëshmorit kavajas Indrit Cara, të rënë gjatë luftës së Kosovës. Filmi i kushtohet jetës dhe veprës të njerit prej luftëtarëve të UCK-së, Indrit Cara, i njohur gjatë kohës së luftës në Kosovë me emrin “Ushtar Kavaja”. Filmi rrëfen jetën dhe formimin e heroit duke zbërthyer nga njëri episdo në tjetrin cilësitë e tiparet e këtij djali të ri që la Londrën për të marrë pjesë në luftën e Kosovës ku dha jetën.
Në film jepen situata të veccanta dramatike, plot emocion dhe dhimbje të realizuara në Shqipëri, Kosovë dhe në Angli. Në rreth 80 minuta vijnë edhe rrefimet të ish-drejtuesëve të UCK-së, miqve dhe shokëve të tij, qytetarëve dhe familjarëve të heroit. Përvec premierës në Tiranë dokumentari do të shfaqet edhe në Prishtinë. “Midis dy dasmave” është një dokumentar i realizuar nga regjisori Esat Teliti në bashkëpunim më shtëpinë filmike “Papadhmitri” dhe me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.