Subashi: Përgjegjës për raportin e ODIHR ata që kishin 4 votat
Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, e vlerëson raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 8 majit si më të keq se dokumentet e mëparshme të ndërkombëtarëve për institucionin ku ajo bën pjesë.Në një intervistë për gazetën Panorama, Subashi komenton gjetjet e Misionit për procesin elektoral, duke u shprehur se për të gjitha kritikat e tij duhet të bëhet një analizë. Madje ajo i referohet një deklarate të ambasadorit amerikan në Tiranë, për të cilën thotë se edhe Arvizu e ngeli në klasë KQZ-në. Lidhur me përgjegjësitë që duhen mbajtur, Subashi thotë se ato duhet të jenë individuale dhe jo kolektive, teksa shton se pjesa e opozitës në KQZ ka vepruar sipas ligjit. Në një vendimmarrje të ndarë 4 me 3, qofshin këto të spektrit të kundërt politik, njëra palë ka përgjegjësi për vendimmarrjet e bëra. Nuk mund të ketë përgjegjësi të përbashkët. Kjo është alogjike dhe me një tendencë për tia kaluar përgjegjësinë të gjithë politikës. Kjo është e padrejtë, shprehet nënkryetarja e KQZ-së.
Zonja Subashi, tri ditë më parë doli raporti i misionit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 8 majit, ku kritikohet puna e KQZ-së. Në një vështrim të përgjithshëm, si e cilësoni ju dokumentin e misionit?
Raporti i ODIHR-it për zgjedhjet e 8 majit u publikua dhe, në një lexim të kujdesshëm që unë i kam bërë, është raport realist në problematikën që trajton. Raporti i ODIHR-it, një institucion ndërkombëtar i specializuar për zgjedhjet, përveç konstatimeve, jep një opinion të qartë për vlerësimin teknik të zgjedhjeve, vlerësimin si u zbatua ligji zgjedhor nga partitë politike, por, veçanërisht ndalet në vlerësimin e institucioneve të administrimit të zgjedhjeve në lidhje me vendimmarrjet e tyre. Në këtë vlerësim, ODIHR-i ndalet në komisionet e qendrave të votimit të zonave të administrimit zgjedhor, duke vlerësuar përgjithësisht pozitivisht punën e tyre. Një nga vlerësimet e ODIHR-it për institucionet zgjedhore është, pa diskutim, edhe KQZ, që krahasuar me vlerësimet e shumë viteve të mëparshme, vlerësohet negativisht dhe, nisur nga ky vlerësim, rekomandon një institucion të KQZ-së tjetër në formulën e përbërjes së saj, me qëllim që të rritet besimi në pavarësinë e saj dhe në zbatimin e paanshëm të Kodit Zgjedhor. Ky raport kritik për punën e KQZ-së kërkon një analizë për përgjegjësitë e kësaj situate, pavarësisht rekomandimeve që jepen për vijimësinë. Me të njëjtin vlerësim ishte edhe kryediplomati amerikan në Tiranë, në një dalje mediatike për punën e KQZ-së, që e cilësoi votuesin shqiptar me notën 11 dhe punën e KQZ-së, institucionit më të lartë të administrimit të zgjedhjeve, me notën 5-6, e përkthyer nga unë, si e mbetur në klasë.
Në raport thuhet se puna e KQZ-së u ndikua edhe nga përkatësia politike e anëtarëve të saj, ku shumica e vendimeve u morën me katër vota pro dhe tre kundër. Mendoni se kjo anësi politike ka ndikuar në atë çka ndërkombëtarët kanë thënë për raportin për zgjedhjet?
Ju me të drejtë më pyesni që puna e KQZ-së është ndikuar nga përkatësia politike e anëtarëve të saj, dhe ky është një perceptim që prej kohesh përcillet për lexuesin. Nuk ndaj të njëjtin gjykim me këtë opinion dhe këtë qartë e jep edhe raporti i ODIHR-it në opinionin që ai jep për vendimmarrjet e KQZ-së. Në një vendimmarrje të ndarë 4 me 3, qofshin këto të spektrit të kundërt politik, njëra palë ka përgjegjësi për vendimmarrjet e bëra. Nuk mund të ketë përgjegjësi të përbashkët. Kjo është alogjike dhe me një tendencë për tia kaluar përgjegjësinë të gjithë politikës. Kjo është e padrejtë. Në raportin e tij, ODIHR-i analizon hollësisht, si asnjëherë tjetër, veçanërisht për rezultatin zgjedhor të Tiranës, vendimmarrjen e KQZ-së me katër vota në raport me ligjin, duke e cilësuar këtë vendim të paqartë ligjërisht dhe që krijoi perceptimin se po veprohej në emër të partisë në pushtet. Duke vazhduar, raporti vë në dukje se vendimet e KQZ-së, veprimet e KQZ-së, dëmtuan besimin në aftësitë e saj për të punuar në mënyrë të paanshme dhe të pavarur. Dhe kjo është një e vërtetë që nuk ka pasur mbështetjen e tre anëtarëve të propozuar nga opozita. Besoj se më hapur nuk thuhet. Nuk duhet të ketë përgjegjësi të përbashkët në këtë përcaktim. Unë dhe dy kolegët e mi, pra tre anëtarë që nuk kemi qenë dakord me shumë vendimmarrje të KQZ-së, kemi arsyetuar në çdo rast shkeljet e ligjit në vendimet me rëndësi në procesin zgjedhor. Përse qenkemi me notën e ndikimit politik?
Ju thoni që përgjegjësia nuk mund të jetë e përbashkët, por mbledhjet, sidomos para dhe pas 8 majit, u shoqëruan nga debate të ashpra mes të dyja palëve…
Ndikimi politik i vendimmarrjeve të KQZ-së duhet të ndahet në raport me zbatimin korrekt të Kodit Zgjedhor. Shpesh i jam përgjigjur kësaj pyetjeje edhe para se të kishim një raport të një misioni vëzhgimi ndërkombëtar të specializuar, siç është raporti i ODIHR-it. Kodi Zgjedhor është i ndërtuar me një strukturë politike të balancuar në administrimin e zgjedhjeve. KZAZ-të dhe QV-të në rang vendi janë tërësisht të balancuara politikisht. KQZ-ja ka një ndërtim ndryshe. Është me shumicë nga maxhoranca parlamentare. Për të balancuar këtë maxhorancë, Kodi Zgjedhor ka vendosur që në çështjet më të rëndësishme të zgjedhjeve, kuorumi i vendimmarrjes të ishte minimumi me 5 vota; që drejtimi administrativ i institucionit të bëhej nga kryetari dhe zëvendëskryetari. Dhe kjo zgjidhje e dhënë në ligj ka një qëllim, që përbërja politike e formatimit të KQZ-së të rrisë atë që thotë edhe raporti i ODIHR-it, besimin e partive te procesi zgjedhor. Kjo nuk ndodhi. Procesi u karakterizua nga nota politike hapur kundër opozitës. Në çdo mbledhje publike të KQZ-së është thënë se opozita dëshiron ti prishë zgjedhjet. Nuk është në misionin e KQZ-së sjellja e partive politike. Sjellja e partive politike diskutohet në Parlament, e diskuton elektorati që e mbështet. Asnjëherë dhe për asnjë arsye ndaj kërkesave të maxhorancës, unë, por edhe kolegët e mi të propozuar nga opozita, nuk kemi bërë deklarime të tilla politike. Kjo gjë ka ndodhur në zgjedhjet e 8 majit. Kurrë nuk ka qenë në traditën e punës së KQZ-së kjo mënyrë komunikimi. Është treguar në çdo vendimmarrje të debatuar njëanshmëri e theksuar, pa asnjë vullnet, për të debatuar gjykimet që bënim ne, anëtarët e propozuar nga opozita. Ka pasur akte që kanë marrë gjykimin unanim të të gjithë anëtarëve, por që me katër vota nuk u zbatuan. I tillë ishte edhe Vendimi i KQZ-së Nr. 541, datë 6.5.2011, për rezultatin e Tiranës, ku së bashku vendosëm të numërojmë e nxjerrim tabelat e rezultatit fillimisht për kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe Këshillin Bashkiak, por nuk u zbatua, pasi ky rezultat nxori fitues z. Edi Rama. A do të kishte marrë të njëjtin vendim KQZ-ja nëse fitues do të ishte deklaruar z. Lulzim Basha nga numërimi që bënë KZAZ-të e Tiranës? Kurrë. E kujt është atëherë njëanshmëria? E kujt është atëherë sjellja politike në punën e KQZ-së? A duhet të ketë përgjegjësi të përbashkët me tre anëtarët që kërkuan të zbatohet ligji, të zbatohet praktika zgjedhore e mëparshme, të zbatohet vendimi unanim i marrë në mënyrë të paanshme pa u ditur kush është kandidati fitues? A përbën qëndrim politik fakti që kjo kërkesë përkonte me interesat e kandidatit të opozitës, nga të cilët ne jemi propozuar?
Ndonëse dokumenti vë theksin kryesisht te vendimet që ka marrë KQZ-ja, aty përmendet edhe fakti që anëtarët e propozuar nga opozita nuk kanë marrë pjesë për një kohë të gjatë në mbledhjet e Komisionit…
Ky fakt është i vërtetë, por pyetja juaj nuk është e plotë me atë që shprehet në raport. Po citoj: Tre anëtarë të emëruar të opozitës nuk morën pjesë në seancat e KQZ-së nga data 12 janar deri në datën 12 prill për shkak të mosmarrëveshjeve me anëtarët e shumicës mbi miratimin e vendimeve me shumicë të thjeshtë votash, dhe