Shqiptarët indiferentë ndaj amnistisë fiskale

Sipas Konfederatës së Industrisë përfshirja në këtë falje është shumë e ulët, teksa njohurit e emigrantëve shqiptarë kthyer në atdhe me rastin e pushimeve të verës për procesin dhe procedurat e faljes fiskale mungojnë pothuaj krejtësisht.
Konfindustra vlerëson, se thithja e burimeve financiare nga jashtë nëpërmjet edhe procesit të faljes fiskale, është jashtëzakonisht e rëndësishme sidomos në kushtet kur ekonomia kombëtare po jep shenja të qarta të uljes së rendimentit fiskal. Kjo është shprehur edhe në shkurtimin e ndjeshëm prej pothuaj 200 milion lekë të shpenzimeve qeveritare për vitin financiar 2011 dhe - uljen e të ardhurave nga TVSH për 6 mujorin e parë të vitit 2011 në krahasim me vitin paraardhës 2010.
“Në rast të mosmarrjes së masave të jashtëzakonshme të kryerjes së marketingut profesional nga institucionet përgjegjëse publike në një kohë sa më të shpejtë, mund të dështoje shtylla kryesore e përfitimit të ekonomisë kombëtare nga falja fiskale, që është hyrja në sistem e të ardhurave personale të qytetarëve shqiptare me banim jashtë vendit. Në këtë rast rrezikohet të dështoje i gjithë procesi i faljes fiskale”, thekson Konfindustria.
Ky institucion ka parashikuar, se do të ishin të ardhurat personale të emigrantëve shqiptare si burimi kryesor i përfitimit të ekonomisë kombëtare nga procesi i faljes fiskale. “Gjendja mjaft e rëndë ekonomike e vendeve fqinj si p.sh Greqia është një tjetër mundësi e mirë psikologjike për tërheqjen e të ardhurave personale të emigrantëve shqiptare dhe futjen e tyre në sistemin bankar të Shqipërisë”, përfundon reagimi./Start/
2011-08-21 17:14