Ushtarakët bashkë me pensionet edhe përfitimet e prapambetura
26/01/2011 Pwrfitimet e para për ushtarakët që e drejta e pensionit u ka lindur nga 1 korriku 2009
Organet e sigurimeve shoqërore vijojnë procedurën e llogaritjes së pensioneve për ish-ushtarakët sipas përcaktimeve ligjore të konfirmuara në aktin normativ të qeverisë. Sikundër është konfirmuar tashmë, të parët që do të përfitojnë marrjen e pensioneve të llogaritura janë ushtarakët të cilëve e drejta e përfitimit u ka lindur që më 1 korrik 2009. Por për shkak të përplasjeve ligjore këta të fundit për më shumë se një vit e gjysmë nuk mundën të merrnin pagesat e tyre. Për këtë kategori konfirmohet se pas mbylljes së procedurës llogaritëse bashkë me pensionin do të mund të tërheqin edhe përfitimet e prapambetura. Në këto kushte, rreth 1500 aplikuesit që i përkasin kësaj kategori do të mund të marrin bashkë me pensionin edhe përfitimet që mbetën të bllokuara që nga korriku i 2009-s. Aktualisht sigurimet kanë shpallur edhe listat e para me kandidatët që u është llogaritur masa e përfitimit mujor sipas përcaktimeve të bëra ligjore. Në total janë lidhur pensionet për rreth 196 persona, të cilëve u është përcaktuar edhe qendra e ndarjes së pagesës. Megjithatë, llogaritja e përfitimit varet nga të dhënat që institucionet përgjegjëse do të depozitojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Vetëm pas marrjes së këtyre të dhënave ISSH-ja do të mund të përcaktojë masën e pensionit të parakohshëm që do të shkojë për secilin aplikues. Në kërkesat e dërguara ministrive sigurimet shoqërore kanë kërkuar prej tyre plotësimin e dy formularëve: një për vërtetimin e vjetërsisë së shërbimit dhe të pagës mesatare referuese dhe një për pagën referuese në muajin e lindjes të së drejtës për përfitim. Plotësimi dhe dorëzimi i këtyre të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë apo nga SHISH-i i hap udhë të menjëhershme procesit të llogaritjes së ndarjes së parave. Burime zyrtare bëjnë me dije se Instituti i Sigurimeve Shoqërore po vijon të lidhë përfitimet brenda 48 orëve nga ardhja e dokumentacionit për këdo që dikasteret sjellin dokumentacionin e kërkuar. Llogaritja e përfitimeve për ish-ushtarakët do të kalojë në disa faza. Konkretisht nga sigurimet shoqërore është parashikuar që fillimisht do të kryhet llogaritja e përfitimeve për të gjithë personat që u ka lindur e drejta qysh prej datës 1.07.2009, por nuk kanë përfituar të drejtën e pagesës, të cilët janë për pension të parakohshëm për lehtësi shërbimi. Ndërkohë më pas do të vijojë procedura e llogaritjes së pensioneve suplementare të ish-ushtarakëve që kanë dalë në lirim para 30 qershorit 1991.
Institucionet përgjegjëse po vonojnë listat
Shoqata e pakënaqur me ecurinë e procesit
Ushtarakët mbetën të pakënaqur me ecurinë e procesit të llogaritjes së përfitimeve. Kreu i Shoqatës së Ushtarakëve, Mehdi Pogaçi, ka pohuar për gazetën se ky proces po ecën me ritme shumë të ngadalta. Kjo për shkak se ministritë po mbajnë peng të dhënat, duke vonuar dërgimin e tyre pranë Sigurimeve Shoqërore, ku nis menjëherë dhe llogaritja. “Nisja e procesit është zyrtarizuar që gjatë muajit dhjetor, por numri i pensioneve të lidhura krahasuar me numrin e aplikuesve mbetet ende shumë i vogël, çka tregon ecurinë e ngadaltë të lidhjes së përfitimeve. Kjo pasi institucionet përgjegjëse, si Ministria e Brendshme, ajo e Mbrojtjes, organet e policisë, nuk po dorëzojnë në kohë listën e emrave në ISSH. Këto të fundit po zvarritin procesin, duke vonuar edhe procedurat në llogaritjen e përfitimeve”, - konfirmon Pogaçi. Konkretisht, procesi i ndarjes së përfitimeve të para për ushtarakët ka nisur në fund të vitit që lamë pas për personat të cilëve e drejta e përfitimit u ka lindur që nga korriku i 2009-s. Për kategoritë e tjera bëhet me dije se procedura vijon, çka do të thotë se shpallja e listave që duhet të paraqiten për të tërhequr pensionet do të vijojë. Sipas të dhënave të deklaruara, rezulton se nga llogaritja e pensioneve do të përfitojnë rreth 22 mijë ushtarakë, që u përkasin kategorive të caktuara.