E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqiptari”, filmi më i mirë në “Max Ophüls Film Festival”

26/01/2011  Pas këtij çmimi dhe disa të tjerëve, duke përfshirë edhe vlerësimin në Moskë, të para pak kohëve, filmi “Shqiptari” me aktor kryesor, Nik Xhelilajn, do të jetë pjesë e Festivalit të 61-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin duke u prezantuar në “Perspektive Deutsches Kinema”

Një tjetër film shqiptar do të bëhet pjesë e Festivalit të 61-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin. Bëhet fjalë për “Shqiptari” (The Albanian), i cili do të prezantohet në “Perspektive Deutsches Kinema”. Filmi, një bashkëprodhim shqiptaro-gjerman, me regjisor gjermanin Johannes Naber, ka shënuar gjithashtu një tjetër sukses: ai ka fituar çmimin e parë në Festivalin e 32-të të Filmit “Max Ophüls”, i njohur si vend i zbulimit për talentet e rinj të kinemasë gjermanishtfolëse. “Max Ophüls Film Festival” u mbajt si çdo vit në Saarbrücken nga 17-23 janar.

Siç vërehet në media “ishte një vendim i vështirë duke pasur parasysh cilësinë e titujve të prezantuar, por juria (duke përfshirë ndër të tjera Dani Levy dhe fituesin e vitit të kaluar Maximilian Erlenwein) pëlqente relevancën politike dhe sociale të filmit, si dhe linjën e rrëfimit rigoroze, bindëse dhe emocionale në lidhje me udhëtimin e vështirë nga një shqiptar, i cili ka ardhur në Gjermani për të gjetur paratë për prikën që do ti mundësojnë atij të martohet me gruan që do.

Çmimi special i jurisë iu dha filmit austriak të Barbara Eder, “Inside America”, “për portretin e saj të ndryshëm të ëndrrës amerikane të parë përmes jetës së përditshme në një gjimnaz të Teksasit, për drejtimin virtuoz të filmit dhe mënyrën e aftë të flirtimit me dokumentarin”.

Çmim special u dha për regjisorin gjerman Pia Strietmann dhe “Tage die Bleiben”, i cili sjell një vështrim për një familje në zi dhe është plot humanizëm dhe emocion, si dhe për filmin “180 ° (trailer)” të Cihan Inans, një film me një strukturë moderne dhe redaktim ritmik, në të cilin jetët e katër njerëzve kryqëzohen për një kohë të shkurtër.

Çmimin “The Saar Minister-President” shkoi për filmin gjermano-zviceran “Fliegende Fische Müssen ins Meer”. Çmimi për skenarin më të mirë iu dha “Verena S. Freytag për “Abgebrannt” dhe Nick Baker Monteys për “Mann der Über Autos Sprang”. Për sa i përket aktrimit, u nderuan aktorët e rinj Sarah Horvath dhe Burak Yigit.

Filmi i preferuar i publikut ishte prodhimi zviceran i Peter Luisi-t, “The Sandman”. Juritë e studentëve dhe filmit ndërkombëtar gjithashtu zgjodhën tituj zviceranë: “Stationspiraten” i Michael Schaerer dhe “Silberwald” të Christine Repond-së. Ndërkohë, si dokumentari më i mirë i vitit të shkuar u vlerësua filmi gjerman “The Other Chelsea” i Jakob Preuss.

Blerina Goce

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›