E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga dëshmitarit të 21 janarit,kundërshtoi dhe goditi policët

07/05/2011  Hysni Peposhi denoncoi gardistin “Ai e vrau mikun tim Deda”

TIRANË- Hysni Peposhi, njeriu që u bë personazh i njohur gjatë demonstratës së 21 janarit, kur iu vra shoku i tij i ngushtë Hekuran Deda, u arrestua pasi para 2 ditësh bëri rezistencë dhe qëlloi policët gjatë një procesi normal pyetjesh. Burimet zyrtare të policisë thanë se shërbimet e parandalimit dhe të hetimit të krimit të komisariatit të policisë nr. 5 Tiranë, u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Hysni Selim Peposhi, 37 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Domje. Arrestimi i tij u krye sepse ditën e enjte rreth orës 14.30 ka goditur kundërshtuar dhe fyer për shkak të detyrës një punonjës policie të Patrullës së Përgjithshme të komisariatit nr.5, i cili ishte me shërbim në aksin kryesor të Kamzës. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të parashikuar nga nenet 236, 237, 239 të Kodit Penal. Peposhi pas 21 janarit akuzoi direkt gardistin si personin që qëlloi mbi mikun e tij Hekuran Deda, pasi ai ishte afër tij në momentet e fundit të jetës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›