Kërkuam të dilnim më vete, përgjegjësia e gjitha e Vangjel Dules
17/05/2009 Kreu i “Omonias” për Gjirokastrën Spiro Ksera skeptik për marrëveshjen PBDNJ-PS
Kalimi i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në koalicionin politik të drejtuar nga Partia Socialiste ka trazuar ndjeshëm situatën brenda kësaj force politike. Organizata “Omonia” duket e pakënaqur nga vendimi që çoi në nënshkrimin e marrëveshjes me partitë e majta. Kreu i kësaj shoqate për Qarkun e Gjirokastrës, Spiro Ksera, pohon se gjatë mbledhjeve të kryesisë së PBDNJ-së, ku u diskutua se ç’qëndrim duhej të mbante PBDNJ-ja, ka pasur debate të forta. Në një intervistë televizive ai thekson se kërkesa kryesore e shoqatës që përfaqëson është që PBDNJ-ja të dalë e vetme në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, duke mos u bërë palë me asnjë nga dy partitë e majta. “Debati kryesor ishte mbi vendimin e ‘Omonias’ që ne të kandidonim të pavarur, duke ditur se forca kryesore mbështetëse e PBDNJ-së është në Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës, ku jeton komuniteti etnik grek, që për vite me radhë ka mbështetur dhe ka mbajtur gjallë PBDNJ-në”, - ka deklaruar Ksera, i cili prej katër vjetësh mban edhe postin e prefektit të Gjirokastrës. Ai shpjegon se ky nuk ishte një qëndrim personal, por i diktuar nga pozicionet e mbajtura dhe të qarta të simpatizantëve të “Omonias” dhe njëherësh të PBDNJ-së. “Një presion i njerëzve që ka mbështetur këtë parti për të mos u futur në koalicionin e majtë ose të djathtë, por të kandidohet më vete. Ishte shumë e rëndësishme për minoritetin grek që të përfaqësohej në parlamentin e ardhshëm duke dalë me mundësitë dhe forcat e veta reale”, - ka deklaruar Ksera. Tashmë që forca politike që në Parlament mbron interesat e minoritetit grek në Shqipëri nënshkroi marrëveshjen politike me partitë e majta, me shumë mundësi do të përballet me oponencën e brendshme. Kreu i degës së Gjirokastrës së shoqatës së minoritarëve grekë Spiro Ksera thekson se nuk është hedhur dritë mbi detajet e marrëveshjes që kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule bëri me PS-në e Edi Ramës dhe forcat e tjera të majta. “Për mendimin tim ishte një vendim që të gjitha pasojat do t’i ketë vetë kryetari i PBDNJ-së, zoti Dule”, - tha Ksera. Ai u shpreh se gjatë kësaj mbledhjeje është shfaqur edhe një qëndrim i papjekur i lidershipit të PBDNJ-së në raport me Partinë Demokratike. “Mua më çudit fakti që, duke ditur nivelin shumë të lartë intelektual të minoritetit grek, nuk dëgjuam as një ‘faleminderit’ për këtë katërvjeçar ndaj këtij koalicioni”, - deklaroi Ksera. I njohur për influencën e tij te minoriteti grek në vendin tonë, Ksera tha se para ndërmarrjes së ndonjë hapi konkret si kundërpërgjigje e marrëveshjes së PBDNJ-së me të majtët do të konsultohet me mbështetësit e “Omonias”.
Spiro Ksera:
“Mua më çudit fakti që, duke ditur nivelin shumë të lartë intelektual të minoritetit grek, nuk dëgjuam as një ‘faleminderit’ për këtë katërvjeçar ndaj këtij koalicioni. Duke parë marrëveshjen e partisë në këtë koalicion, nuk janë bërë të qarta detajet dhe nuk shohim që PBDNJ-ja të ketë ndonjë përfitim real.”
Vangjel Dule:
“Nuk u gjet terreni i mjaftueshëm i përbashkët me PD-në për të vazhduar bashkëqeverisjen. Megjithëse jemi të baraslarguar në filozofinë tonë si parti nga të dyja partitë kryesore në vend, negociatat me PS-në na çuan në konkluzionin se ne mund të bashkëpunojmë me këtë forcë politike në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.”