“Çifti” i hajdutëve në pranga Grabitën kisha, xhami e bagëti
17/05/2009 Vjedhjet në Devoll, Librazhd, Elbasan, Kavajë e Lushnjë, prej muajsh në kërkim
TIRANE- Dy persona janë vënë pas hekurave, pasi nga një hetim disamujor nga policia e shtetit është provuar se ata janë autorë të një sërë grabitjesh, duke filluar nga rrethi i Devollit, Librazhdit, Elbasanit, Kavajës dhe Lushnjës. Mësohet se shtetasit e arrestuar janë Gëzim Ymeri 36 vjeç nga Tirana dhe Totila Koçi 31 vjeç nga Elbsani, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë grabitur kisha, bagëti, shtëpi, dyqane etj në rrethet e sipërcituara. Burimet thanë se personat e ndaluar në shumicën e rasteve kanë kryer vjedhjen e objekteve të kultit, si xhami, manastire dhe kisha. Por përveç kësaj gjatë kohës kur kanë qenë në liri, ata kanë mundur të grabisin edhe disa qendra tregtare, banesa të qytetarëve si dhe bagëti në stallat e disa fshatrave. Burime zyrtare pranë policisë thanë se personat e ndaluar menjëherë sapo kryenin grabitjen, largoheshin nga një qytet në një tjetër, veprime këto që vështirësonin punën e policisë për identifikimin e tyre. Megjithëse strategjia e dy personave ishte tepër kamufluar, efektivët e komisariatit të Lushnjës kishin mundur që të identifikonin, por jo t’i arrestonin autorët. Lidhur me këtë konstatim policia e Lushnjës i ka shpallur në kërkim dy shtetasit e arrestuar, të cilat gjatë ditës së 3 majit kishin kryer grabitjen e një kishe në Divjakë të Lushnjës. Efektivët e Kavajës, dje rreth orës 11:30 kanë mundur t’i arrestojnë në flagrancë dy grabitësit Gëzim Ymeri dhe Totila Koçi. Mësohet se ndalimi i tyre është kryer në fshatin Kalush të Kavajës, vend në të cilin ata po tentonin të grabisnin disa bagëti në një stallë. Ndërkohë që nga puna hetimore ndaj tyre është dokumentuar tërësisht implikimi i tyre në vjedhjen e institucioneve fetare, vjedhje bagëtish, vjedhje të Kishave të Divjakës së rrethit të Lushnjës, të fshatit Greth Kryevith të rrethit Kavajës, vjedhjen e Kishës së Shën Thanasit në Elbasan, vjedhje të bagëtive në Divjakë dhe në fshatin Kalush Kavajë.