Ushtaraket miratohet Akti Normativ per pensionet
Maxhoranca miratoi ne oret e para te dites se djeshme Aktin Normativ per pensionet suplementare te ushtarakeve i cili parashikon nje modul te ri te perllogaritjes se perfitimeve te tyre.
Akti ka kaluar ne votim rreth ores 03.00 te dites se djeshme nderkohe qe ai u kundershtua deri ne fund nga ushtaraket si dhe deputetet e Partise Socialiste. Akti Normativ parashikon perllogaritjen e pensionit te perkohshem te ushtarakeve punonjesve te policise SHISH-it gardes se republikes etj. duke u bazuar mbi pagen mesatare neto dhe jo ne ate bruto sic aplikohej deri me tani.
Dmth para se te behet perllogaritje e pensionit nga paga do te zbriten detyrimet si sigurimet shoqerore ato shendetesore tatimi mbi pagen dhe kontributi suplementar. Sipas perllogaritjeve te bera nga ushtaraket te gjitha keto perbejne rreth 35 per qind te pages. Akti gjithashtu parashikon rritjen e kontributeve suplementare nga 2 per qind ne 5 per qind si dhe uljen e perfitimit per cdo vit pune nga 2 per qind te 1.5 per qind.