E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder Eagle Mobile mbyll me sukses fushaten Nje me natyren

Breaking Views

Kompania celulare, “Eagle Mobile” mbyll suksesshëm 2010-n, “Vitin e Mjedisit”, me mbjelljen e 40 pemëve të llojit rrap në zona të ndryshme qytetit të Shkodrës. Këtë herë kompania ka qenë në kryeqendrën e veriut të vendit, duke kontribuar në gjelbërimin e mjedisit. Pjesa e hyrjes së qytetit, parku “Isa Boletini” dhe lagja “Mehmet Pashë Plaku”, që është dhe një nga zonat më të prekura nga përmbytjet, ishin ato kryesoret ku u bënë mbjelljet. Pemët e rrapit u mbollën në kuadër të gjelbërimit dhe dekorimin të këtij qyteti, në bashkëpunim dhe në koordinim të plotë me Bashkinë e Shkodrës. Drejtues të Bashkisë Shkodër vlerësuan ndihmën e “Eagle Mobile”, aq më shumë në këto ditë të vështira për zonat e qytetit, kurse nisma ka gjetur mbështetje edhe nga qytetarët shkodranë. Drejtori i Përgjithshëm i “Eagle Mobile”, Ali Taskin, ka nënvizuar se ky kontribut është një vazhdimësi e projektit tashmë të njohur “Një me Natyrën” që ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve dhe të të gjithë atyre që kanë mundësinë të kontribuojnë sadopak për mjedisin. “Eagle” këtë vit ka pasur prioritet të projekteve sociale nismën “Një me Natyrën”, duke e shtrirë në Durrës, Lezhë, Vlorë, Tiranë, Kamzë dhe Kukës, ndërkohë që janë bërë mbjellje pemësh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›