Prishen ndërtimet pa leje në Ujë të Ftohtë, Bashkia: Gjykata krijon pengesa
Vlorë- Bashkia e Vlorës ka vijuar edhe ditën e sotme prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare. Mësohet se 13 vendime për prishjen e ndërtimeve pa leje janë zbatuar ditën e sotme nga ana e inspektoriatit urbanistik.
Aksioni është fokusuar sot në zonën e Ujit të Ftohtë ku janë prishur 10 objekte, kurse 3 të tjera u prishën në Jonufër. Sipas inspektoriatit këto subjekte ishin rindërtuar pa leje, pas prishjes në muajin korrik.
Ndërkohë krerët e bashkisë së qytetit bregdetar thanë se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.
Në një prononcim për mediat numri dy i Bashkisë Vlorë, Ardian Musta tha se kanë hasur në vështirësi për shkak të gjykatës e cila ka pezulluar disa nga vendimet për prishjen e këtyre objkteve Edhe ministria e Mjedisit ka dhënë leje mjedisore për disa objekte në mënyrë jo ligjore.
Bashkia Vlorë tha se do të çojë për ndjeke penale të gjithë ata persona që do te rindërtojnë pa lejen e saj.