Ushtarakët, shteti më pak para për kontributet suplementare
Qeveria do të shpenzojë më pak para për të paguar një pjesë të kontributeve të sigurimeve për ushtarakët në tri vitet e ardhshme. Ndërsa numri i atyre që do tu paguhet sigurimi suplementar për pension të parakohshëm apo vjetërsie mbetet i njëjtë, paratë që do të transferohen nga buxheti do të jenë në ulje nga njëri vit në tjetrin. Këtë fakt e jep projektdokumenti që detajon shpenzimet që kanë parashikuar ministritë në tri vitet e ardhshme dhe që janë miratuar në qeveri. Projekti vjen nën emërtimin Administrimi i sigurimeve shoqërore për ushtarakët e forcave të armatosura dhe parashikon administrimin e fondeve të alokuara nga buxheti i shtetit për përfitime suplementare, për ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes, për pilotët fluturues në pension dhe ushtarakët e nëndetëseve në pension.
Në tre vjet
Për tri vitet e ardhshme, duke filluar nga vitit 2012, në projekt parashikohen që të jenë të përfshirë 20 mijë e 667 persona. Ky numër mbetet i njëjtë në projektdokumentin e miratuar nga qeveria, ndërkohë që vit pas viti ajo që ndryshon është shuma e alokuar nga buxheti për kontributet që qeveria paguan për ushtarakët që janë aktivë në punë. Për vitin 2012 janë vënë në dispozicion 600 milionë lekë, ndërsa për vitin 2013 shuma e vënë në dispozicion është 580 milionë lekë. Për vitin e fundit të parashikuar në projektdokument, kjo shumë është 560 milionë lekë. Aktualisht, për 2011-n qeveria paguan një pjesë të kontributeve për 26 mijë e 667 perona me një vlerë prej 610 milionë lekësh, të parashikuara deri në fund të vitit.
Trajtimet e veçanta
Administrimi i sigurimeve suplementare dhe trajtimeve të veçanta është një tjetër projekt që qeveria ka miratuar në projektdokument. Në përshkrimin që bëhet për këtë projekt që specifikohet se merret me administrimin e sigurimeve suplementare dhe trajtimeve të veçanta për disa kategori punonjësish shteti, për SHISH dhe Gardën, për Policinë e Shtetit, për ata që kanë marrë statusin Dëshmor i Atdheut, dhe punonjësit e ndërmarrjeve ushtarake. Në tre vjet, nga ana e qeverisë është vendosur që të paguhen një pjesë e kontributeve, si dhe të marrin trajtim të veçantë sipas kategorive. Gjatë 2012-s do të përfitojnë 33 mijë e 343 persona, gjatë 2013-s 33 mijë e 609 persona dhe gjatë 2014-s 33 mijë e 931 perona, pra numri i atyre që do të trajtohen nga ky projekt do të jetë në rritje.
610 milione leke
ka parashikuar qeveria që të shpenzojë deri në fund të këtij viti për ushtarakët, që janë ende në detyrë dhe për të cilët duhet të paguajë një pjesë të kontributeve si sigurim suplementar
26 mije
është numri i përfituesve që qeveria parashikon që tu paguajë një pjesë të kontributeve në tri vitet e ardhshme. Numri i saktë është 26 mijë e 667 dhe mbetet i njëjtë për 2012-2014
Kredi strehimi për ushtarakët
Ushtarakët e pastrehë përfitojnë nga një projekt i qeverisë, i cili parashikon kredi të zbutura për strehim. Për vitin 2011 janë parashikuar që nga ky projekt të jepen rreth 40 kredi. Për vitin e ardhshëm, qeveria nuk ka parashikuar asnjë kredi, kurse për vitet 2013 dhe 2014 numri mbetet po i njëjtë si për këtë vit, nga 40. Pra, në total 2011-2014 qeveria parashikon që të ndihmojë me kredi rreth 120 ushtarakë të pastrehë që të blejnë një banesë.
Ushtarakët, 185 emrat që do marrin paratë
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përfunduar llogaritjen dhe lidhjen e pensionit për 185 ish-ushtarakë, që përfitojnë nga ligji në fuqi. Gazeta boton sot emrat e atyre për të cilët është lidhur pensioni deri më datë 7 tetor 2011. Pjesa më e madhe e pensioneve të lidhura janë pensione suplementare pleqërie, si dhe pensione të parakohshme.
Iliaz Jonuz Marra Berat
Sherif Musa Petova Berat
Dilaver Nebi Ymeraj Berat
Spiro Petro Xhjavara Berat
Bashkim Hysen Mucaj Berat
Ramadan Ismail Matarangasi Berat
Resmi Rauf Likaj Berat
Mehmet Maliq Brace Berat
Fejzi Myslim Gjeli Berat
Preni Mark Qosja Elbasan
Zeni Hekur Taragjini Elbasan
Vladimir Sotir Vasha Elbasan
Dylaver Hajrush Demeti Elbasan
Spiro Todi Anastasi Elbasan
Ismet Shpend Prengzaj Elbasan
Shefki Sadik Karriqi Elbasan
Abdyl Ismail Skuqi Elbasan
Fatmir Xhevdet Tacelli Korce
Nafis Faik Memelli Korce
Anastas Kristo Prifti Korce
Sate Zenel Qose Korce
Nexhmi Skender Bajraktari Korce
Shpetim Adem Zhilla Korce
Viktor Gjonlek Malo Korce
Gezim Izet Sulillari Korce
Gezim Riza Marjanaku Korce
Gezim Myvedet Hoxhalli Korce
Mihallaq Guri Kondi Korce
Server Rexhep Kelo Korce
Gafur Zeqir Zeka Korce
Misto Petro Bica Korce
Ahmet Ramiz Hereni Kukes
Hylvi Muharrem Hasa Durres
Sadik Qenqm Bega Durres
Adriatik Veli Dragoj Durres
Qemal Riza Cibuku Durres
Kudret Abas Collaku Durres
Hakim Ahmet Shanaj Durres
Dhori Sotir Dushku Durres
Bedri Selman Mece Sarande
Mustafa Beqir Golemi Sarande
Perparim Musa Xhaferi Sarande
Lahe Elmaz Haxhi Sarande
Agim Laze Barjami Sarande
Andon Foto Kola Sarande
Rexhep Ali Ballaci Sarande
Qirjako Ndreko Kushta Sarande
Bektash Muharem Hanxharaj Sarande
Dhimitraq Mihal Sinani Sarande
Solli Lami Ferracaku Sarande
Lutfi Dino Kamberri Sarande
Estref Jonus Hysi Sarande
Neki Tefik Kanani Sarande
Eduart Fejzo Kapo Sarande
Flamur Zoto Zhupa Sarande
Vangjel Koco Xhavara Sarande
Petrit Sefedin Poda Sarande
Agim Dervish Bizhga Sarande
Fatmir Beqir Behri Sarande
Kujtim Rapushaj Sarande
Ilirjan Shefqet Llanaj Sarande
Jashar Hetem Lamaj Sarande
Merita Halil Pipiko Sarande
Flamur Zeqir Duro Sarande
Bujar Namik Mnikolla Sarande
Shaban Sami Shabani Sarande
Sulo Mehmet Gulemani Sarande
Apostol Haqif Shkurti Sarande
Dhimitri Gligor Zafiri Sarande
Astrit Qemal Osmani Sarande
Bujar Sali Shero Sarande
Surja Rustem Skendi Sarande
Thoma Harallamb Nika Sarande
Vangjel Kole Koka Sarande
Vangjel Koco Nase Sarande
Shefqet Haxhi Leka Sarande
Ramo Bejo Zani Sarande
Andon Thanas Barjaba Sarande
Ndue Gjon Gjoni Sarande
Timo Aleks Kallojeri Sarande
Jorgo Jani Talo Sarande
Adif Rustem Tare Sarande
Jani Jorgo Thanasi Sarande
Thoma Kristo Koraqi Sarande
Mufit Zilfo Alikaj Sarande
Meto Nazif Xhafa Sarande
Stavro Panajot Mici Sarande
Eqerem Shaban Qoku Sarande
Vasil Koco Nathanail Sarande
Thoma Kico Karo Sarande
Sotir Andrea Kromidha Sarande
Timo Skender Pasho Sarande
Kristo Vangjel Triha Sarande
Myrdar Faslli Kercani Sarande
Ilia Kosta Koci Sarande
Zeko Nuro Zhupkolaj Sarande
Cavo Petro Mitro Sarande
Jorgo