E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zoellick:Gjermania pa vizion, Merkel pa plan për krizën

Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick, akuzon Gjermaninë për mungesën e rolit udhëheqës në krizën e huave në eurozonë. Politika e kancelares Angela Merkel është një lloj mënyre e përballimit disi", tha Zoellick në një intervistë për shtypin e shkruar. Zoelick e ka përkufizuar qeverinë gjermane pa koncept dhe pa vision, ndërsa akuzon Merkelin se po e përballon krizën e euros pa patur një plan të qartë. Sipas tij, kjo gjë do të kushtojë shumë. Europa nuk ka ende një koncept, se si duhet të zgjidhet kriza, por ekonomia dhe tregjet kanë nevojë për orientim dhe për qartësi, tha ai.

Me ombrellën për shpëtimin e euros vetëm sa është blerë kohë, vijoi Zoelllick. Edhe vetëm prej madhësisë së saj Gjermanisë i bie një rol udhëheqës në përballimin e krizës, tha amerikani, i cili pak ditë më parë ishte këshilluar me kancelaren Merkel për huatë shtetërore të jashtëzakonshme të shumë shteteve evropiane.

Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick ka kritikuar me tone të ashpra mungesën e rolit udhëheqës të Gjermanisë në krizën e euros duke iu drejtuar specifikisht kancelare merkel. “Kur para 20 vjetësh u shpërbë blloku lindor, kancelari i atëhershëm Helmut Kohl kishte një vizion, se si duheshin zhvilluar gjërat. Kjo tani mungon, dhe sa më shumë që të zgjasë kjo gjendje, aq më shumë para kushton kjo, dhe aq më pak opcione për zgjidhje do të ketë"- ka thënë Zoelick.

Ai i bëri thirrje Gjermanisë të marrë më shumë përgjegjësi për të zgjidhur krizën. Më tej, zelik tha se taksapaguesve gjermanë duhet t`u tregohet një kurs i qarte, "që udhëheqja politike t`u thotë, se në çfarë rruge po shkon Europa, nëse do të krijohet një union politik dhe financiar për të mbrojtur eurozonën ". Edhe në fillim të shtatorit erdhi kritika e parë nga shefi i Bankës Botërore, duke paralajmëruar se ekonomia botërore po hynte në një zonë të re rreziku."

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›