Liberalizimi i tregut te energjise pritet ta beje kete treg me dinamik

Liberalizimi i tregut të energjisë pritet ta bëjë këtë treg më dinamik, ku do të kenë mundësi të operojnë operatorë të tjerë, që shesin energji konsumatorëve.
Bëhet fjalë për draftin më të ri, të hartuar nga ministria e Ekonomisë, ku përveç Klientëve Tariforë, që furnizohen me energji elektrike me çmime të rregulluara nga Enti Rregullator i Energjisë, do të operojnë edhe Klientët e Kualifikuar, të cilët furnizohen me energji elektrike nga tregu i parregulluar.
Këshilltarja e kryeministrit për Ekonominë, Suzana Guxholli sqaron detajet e këtij projekt-ligji si dhe qëllimin e tij.
Sipas këtij drafti, operatorët e rinj që do të hyjnë në treg, do të bëjnë furnizimin me energji elektrike, veçanërisht të bizneseve.
Ligji pritet të jetë aktiv brenda pak muajsh.
Me këtë projektligj, energjia e prodhuar nga HEC-et ekzistuese me kosto të ulur dhe kapital 100 për qind shtetëror do të shkojë për furnizimin e konsumatorit familjar dhe bizneseve të vogla dhe të mesme.