E Diel, 1 Nëntor 2026

Dollari rritet kundrejt lekur shqiptar

Dollari amerikan merr revanshin kundrejt lekut shqiptar. Në kursin e këmbimit valutor një dollar shkëmbehet me mbi 105 lekë. Që prej disa muajve dollari nuk e ka kaluar vlerën e 100 lekëve ndërkohë që brenda pak ditëve ka fituar mbi pesë pikë dhe kjo me tendenca drejt rritjes. Sipas specialistëve ky vlerësim i dollarit shpjegohet me rritjen e vlerës së dollarit në botë kundrejt monedhës europiane fakt që është pasqyruar edhe në kursin e këmbimit valutor në vend.
Monedha e përbashkët europiane ndërkohë ka humbur terren ndjeshëm gjatë ditëve të fundit kundrejt dollarit si pasojë e frikës së investitorëve nga kriza e borxheve sovrane në Greqi dhe vendeve të tjera të Eurozonës,.Megjithatë vlen të përmendet se edhe euro vazhdon të qëndrojë në kuota mjaft të larta kundrejt lekut shqiptar dhe sidomos me dollarin në forcim të shpejtë.
Një euro shkëmbehet me rreth 140 lekë duke e vendosur monedhën kombëtare lekun midis forcimit të dy valutave mjaft të rëndësishme jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë. Tashmë ekonomia shqiptare vihet përballë vështirësive pasi vendi ynë është një vend kryesisht eksportues dhe si rezultat pritet të kemi edhe cmime më të larta të produkteve të importit.
Shumë qytetarë do të paguajnë tashmë më tepër për kreditë që kanë marrë në euro dhe në monedhë amerikane.Gjithsesi ajo që do të ndjehet direkt në xhepat e qytetarëve do të jenë një rritje e cmimeve të produkteve ushqimore në muajt në vazhdim pasi prodhimi në vend pakësohet ndjeshëm.
Kriza në Eurozonë vazhdon që të thellohet më tëj duke i dhënë kështu mbështetjen dollarit amerikan për një forcim të mëtejshëm kundrejt monedhës së eurozonës .Euro qe këmbyer për 1.35 dollarë vetëm një javë më parë ndërsa në tetë muajt e fundit euro ka rënë nga kuota 1.45 USD në 1.32.Sipas agjencisë "Reuters", euro po vuan nga mungesa e një marrëveshjeje të besueshme për shpëtimin e Greqisë nga falimenti, si dhe nga frika e investitorëve se Eurozona po hyn në një recesion të dytë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›