Ulja e temperaturave rrit çmimet e fruta-perimeve

Ulja e menjëhershme e temperaturave ditët e fundit jep efekte në rritjen e çmimeve pasi pakëson prodhimin në vend.
Tregtarët e fruta-perimeve deklarojnë se ka pasur një rritje të çmimeve ditët e fundit si tek frutat dhe perimet dhe pritet që me uljen e menjëhershme të temperaturave të ketë rritje akoma më të ndjeshme të çmimeve. Gjithashtu edhe afrimi i sezonit të dimrit pritet që të japë ndikim në rritjen e çmimeve.
Aktualisht kërkesat më të mëdha të tregut për fruta-perime janë mbuluar prej prodhimit të vendit duke bërë që edhe çmimet të jenë të ulta.