Ushtaraku vetëvritet në Ministrinë e Mbrojtjes

Një ushtarak në shërbim në Ministrinë e Mbrojtjes dyshohet se është vetëvrarë gjatë mbrëmjes në ambientet e dikasterit ku punonte.
Burime konfidenciale bënë të ditur për TvNews24 se ushtaraku Gëzim Tare, 53-vjeç ndodhej në shërbim në turnin e tretë dhe dyshohet se kreu vetëvrasje. Arma e përdorur ka qenë pistoleta e shërbimit.
Në vendngjarje sot ndodhen dhe ministri i Mbrojtjes dhe zyrtarë të tjerë të lartë të ministrisë.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se ushtaraku është vetëvrarë dhe shkak mund të ketë qenë depresioni, ose gjendja e vështirë financiare. Kjo e fundit dyshohet sepse, sipas te dhenave paraprake, Tare kishte marre një kredi për një biznes.
Lajmi konfirmohet dhe nga policia ushtarake ndërsa zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes janë treguar të rezervuar rreth ngjarjes.
Miq dhe shokë bënë të ditur se, Tare nuk kishte shfaqur probleme dhe njihej si njeri i qetë./Indeksonline/