E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandal seksual tek Mancester Junajtid

Sokol Xhihani
Te gjithe lojtaret e Mancester Junajtid jane nen shok. Hijet e nje skandali seksual kane rene mbi skuadren e drejtuar nga Ser Aleks Fergusoni. Lajmi eshte bere i ditur nga e perditshmja britanike “The Sun”. “Djajte e kuq” vendosen te festojne Krishtlindjet te gjithe bashke si skuader (larg bashkeshorteve dhe drejtuesve te skuadres) dhe per kete kishin prenotuar nje hotel te tere (Great John Street Hotel). Deri ketu gjithcka eshte e pranueshme, por ne oren 4.15 te mengjesit te se martes, sipas policise se Mancesterit, ka ardhur nje telefonate nga po i njejti hotel, se nje vajze 26-vjecare ishte perdhunuar. Stafi i hotelit (qe per momentin eshte i mbyllur deri ne nje urdher te dyte) eshte marre menjehere ne pyetje per te hedhur drite mbi ate cka ndodhur ne 35 dhomat e hotelit ku kishin festuar lojtaret e Mancesterit.
Edhe pse oret kalojne, fakte te tjera kane dale ne drite per festen e cila eshte organizuar me kembenguljen e mbrojtesit Rio Ferdinand. Zera anonime kane treguar per “The Sun”, se bashke me lojtaret e Mancesterit ne hotel kane qene edhe 90 vajza bukuroshe nga 18-30 vjece, te cilat kane ardhur nga e gjithe Anglia. “Kane qene te gjitha shume te mira, si yje, - ka bere te ditur zeri anonim, - dhe jane defryer pa mase me lojtaret. Alkooli derdhej lume dhe kamarieret sherbenin shampanje ne vazhdimesi. Shume prej vajzave kane qene jashte kontrollit, ndersa lojtaret kane abuzuar me birren, vodken dhe uiskin. Runi dhe Rio Ferdinand e kane kaluar pothuajse te gjithe naten ne pisten e vallezimit, por ka qene Rajan Gigs, personazhi kryesor i mbremjes, duke imituar Elvis Preslin, ndersa shoket e tjere te skuadres e duartrokisnin si te cmendur. Nuk mund ta besoj ate qe ka ndodhur, sepse ne fillim dukej me te vertete nje feste e bukur”, ka perfunduar njeriu qe ka preferuar te mbetet anonim.
Por festa e shfrenuar eshte prishur ne mengjesin e se martes, ku nje telefonate per perdhunim e ka kthyer festen ne nje makth te vertete per lojtaret e Mancesterit, qe tashme nuk u mbetet gje tjeter, vecse te presin rezultatet e hetimeve te policise (nuk perjashtohet edhe masa e arrestit per ndonje lojtar qe rezulton i implikuar). Ndersa e perditshmja “The Sun” po mundohet te mbledhe sa me shume fakte, duke u dedikuar edhe nje numer telefoni te gjithe atyre qe kane qene prezente dhe kane pare dicka nga festa e qe u kthye ne makth per lojtaret e “Djajve te kuq”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›