Guhacaj e dyta ne baterine B
Shqiperia nis aventuren ne Kampionatin Boteror te Peshengritjes 2010 qe po zhvillohet ne Antalia. Kombetarja kuqezi perfaqesohet ne kete eveniment nga dhjete shtangiste 4 femra dhe 6 meshkuj ndersa e para ne pedane ka hipur Shqiponja Guhacaj. Ajo ka garuar ne baterine B te peshes 48 kg duke u pozicionuar ne vendin e dyte me 170 kg te ngritura ne total 80 kg ne shkeputje dhe 90 ne shtytje. Perpara Guhacajt eshte renditur meksikania Karolina Valencia me 171 kg ne dygaresh. Nderkohe medalja e arte ne kete peshe eshte fituar nga turkja Nurkan Tajlan e cila ne dygaresh ka ngritur 214 kg 93 ne shkeputje dhe 121 ne shtytje. Nga femrat mbeten per te konkurruar Sherjana Ruci ne peshen 53 kg e Fetije Kasaj e Romela Beqaj ne peshen 58 kg me kete te fundit qe kerkon medalje. Konkurrimi i meshkujve kuqezi do te nise me Romario Avdiraj ne peshen 56 kg per te vazhduar me Briken Caljen dhe Daniel Godellin ne 69 kg Erkand Qerimaj ne 77 kg ndersa gara mbyllet nga Endri Karina e Evis Tabaku ne peshen 94 kg.