Vizat për Serbinë mund të pezullohen në qershor

Regjimi i lëvizjes pa viza për Serbinë mund të pezullohet në qershor. Gazeta serbe "Politika", duke u mbështetur në burime diplomatike në Bruksel shkruan se shkak i këtij vendimi është rritja e numrit të qytetarëve me pasaporta serbe, të cilët kërkojnë azil në shtetet e BE-së. Mundësia e pezullimit të përkohshëm të regjimit pa viza për qytetarët e Serbisë dhe Maqedonisë do të shqyrtohet më 24 shkurt në mbledhjen e radhës së ministrave të Punëve të Brendshme dhe Jurisprudencës të BE-së, dhe me iniciativë të Francës e Holandës. Sipas informacioneve të gazetës serbe, ministrat nuk do të vendosin në mbledhjen e ardhshme për pezullim të përkohshëm, por për mundësinë që pezullimi të aplikohet sipas procedurës së shkurtër, nëse për këtë është e nevojshme. Faktin për këtë rritje të shtetasve serb që kërkojnë azil politik në vednet e Bashkimit Europian janë të dhënat zyrtare më të reja të Eurostatit, agjencisë për statistike të BE-së, në të cilat shënohet rritje të azilantëve nga Serbia në shtetet e BE-së. Sipas të dhënave të përpunuara, rritja e madhe e numrit të azilantëve është regjistruar vitin të kaluar, përkatësisht 173 % në krahasim me fillimin e procesit të vizave.