Ushtria në Mali rikthen pushtetin civil
Në këmbim, blloku do të heqë sanksionet tregtare dhe ekonomike dhe do të garantojë amnisti për juntën ushtarake, bëjnë të ditur ndërmjetësit.
Lëvizja vjen pasi kryengritësit tuaregë në veri të vendit shpallën pavarësinë e territorit që ata e quajnë Azauad. Kryengritësit morën nën kontroll zonën, pasi grushti i shtetit dy javë më parë futi këtë shtet të Afrikës Perëndimore në një krizë të thellë politike.
Në kuadër të afateve të parashikuara në planin e tranzicionit, udhëheqësit ushtarakë do t'ia dorëzojnë pushtetin kryetarit të parlamentit, Gjunkunda Traore, që më pas në cilësinë e presidentit do të caktojë një datë për zgjedhjet.
Sapo të jetë bërë betimi, Traore do të ketë 40 ditë kohë për të organizuar zgjedhjet, thuhet në marrëveshjen prej pesë faqesh.
Pakti, i nënshkruar nga lideri i grushtit, kapiteni Amadu Sanogo, thotë se BEVAP do të përgatisë heqjen e sanksioneve, por nga ana tjetër nuk jep një datë të saktë se kur kapiteni do të dorëzojë pushtetin.