E Diel, 1 Nëntor 2026

Partia Komuniste në Kinë paralajmëron ushtrinë

Gazeta zyrtare e ushtrisë kineze ka paralajmëruar ushtarët që të injorojnë zërat që kanë qarkulluar së fundmi në internet dhe të ruajnë besnikërinë ndaj partisë.

Paralajmërimi vjen pas arrestimit të gjashtë personave dhe mbylljen e 16 faqeve të internetit javën e kaluar, për shkak të zërave për organizimin e një grushti shteti.

Një web faqe e krahut të majtë që shprehu mbështetje për liderin politik të shkarkuar, Bo Xilai, është ndaluar gjithashtu nga autoritetet. Lëvizjet mendohet të jenë të lidhura me ndryshimin e kryesisë së Kinës, që do të bëhet më vonë gjatë vitit.

Faqja kryesore e gazetës ushtarake i bën thirrje ushtrisë që t’i kushtonte vëmendje të veçantë ndikimit të internetit dhe telefonave celularë tek mendjet e ushtarëve.

Gazeta nuk përmendi zërat që qarkulluan në internet për një grusht shteti javën e kaluar. Kina do të përballet me ri-formatimin e lidershipit më vonë gjatë vitit, aktivitet ky që ndodh një herë në dekadë.

Shkarkimi i Bo Xilai, ish-shefi i partisë në provincën Çonging, ka nxjerrë në pah ndasitë politike që ekzistojnë prapa skenave.

Xilai u shkarkua pas zërave se shefi i policisë së krahinës së tij, njëkohësisht aleati i tij, ishte përpjekur të kërkonte azil në konsullatën amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›