E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paris, vidhet guri i çmuar prej 6 milion eurosh

Paris -Një gur i çmuar me vlerë, 6 milionë euro, është vjedhur në Paris të Francës. Policia franceze bëri të ditur se një i armatosur ka grabitur gurin e çmuar. Grabitja është kryer në shëtitoren Chopard të shtunën pasdite. Policia shtoi se personi që kishte vjedhur gurin, ishte rreth të 50-ve, kishte hyrë në dyqan, kishte nxjerrë armën, u kishte urdhëruar të punësuarve që t’ia japin xhevahirët, dhe pastaj ishte larguar në këmbë. Nga ngjarja nuk pati të plagosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›